LAJMI I FUNDIT:

Dy gra në SHBA e dërguan trupin e pajetë të një njeriu në bankë për të tërhequr para nga llogaria e tij

Dy gra në SHBA e dërguan trupin e pajetë të një njeriu në bankë për të tërhequr para nga llogaria e tij

Dy gra nga Ohio, SHBA, janë akuzuar se kanë dërguar trupin e një 80 vjeçari të vdekur në bankë për të tërhequr para nga llogaria e tij.

Karen Casbohm dhe Loreen Bea Feralo janë akuzuar për abuzim të rëndë të një kufome, sipas të dhënave të Gjykatës Komunale të Ashtabulës.


Policia kishte pranuar një raportim rreth rastit, dhe ata ishin njoftuar se dy gratë e kanë lënë trupin në dhomën e Qendrës Mjekësore të vendit pa e identifikuar personin ose veten.

Disa orë më vonë, i ndjeri u identifikua si Douglas Layman nga Ashtabula, shkruan associated press, përcjell Telegrafi.

Policia ka kontaktuar gratë të cilat thanë se kishin gjetur Layman të vdekur në shtëpinë ku banonin të tre.

Autoritetet pretendojnë se ato me ndihmën e një personi të tretë e kanë vendosur Layman në veturë, dhe janë nisur drejt bankës ku kanë tërhequr “një shumë të pazbuluar parash” nga llogaria e tij.

Trupi i tij është vendosur në ulëset e përparme të veturës në mënyrë që ai të ishte i dukshëm për stafin e bankës.

Casbohm është akuzuar dhe dënuar të paguajë një gjobë prej 5,000 dollarësh (4,500 euro), ndërsa Feralo do të gjykohet ditëve në vijim.

Bëhet e ditur se hetimet po vazhdojnë dhe janë të mundshme edhe akuza të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori