LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i Liam Osmanit, Ori Nebiaj ironi me policinë: Donit të merrni vëmendje nga BBV, gjetët momentin më të bukur

Arrestimi i Liam Osmanit, Ori Nebiaj ironi me policinë: Donit të merrni vëmendje nga BBV, gjetët momentin më të bukur

Opinionistja e “Big Brother Vip Albania” Ori Nebiaj, e ftuar në Top Story, tha se arrestimi i Liam Osmanit, pak para hyrjes së tij në shtëpi ishte një “show” nga policia e shtetit.

Sipas saj, policia gjeti momentin dhe vendin e duhur, për të marrë vëmendje dhe për të shtuar ndjekësit në rrjetet sociale.


“U kërkua që të jenë më prezent të gjithë në rrjete sociale dhe morën vëmendjen maksimale. Momenti më i bukur, programi më i shikuar nga gjithë shqiptarët, në dy kanale “live” dhe morën vëmendjen maksimale. Shtojnë disa ‘followers’ në Instagram në Facebook, heqim vëmendje nga diku tjetër”, tha Ori Nebiaj.

Dalin pamjet kur policia futet në "Big Brother Vip Albania" dhe arreston Liam Osmanin
Lexo po ashtu Dalin pamjet kur policia futet në "Big Brother Vip Albania" dhe arreston Liam Osmanin

Edhe Ferdinand Xhaferaj, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, e aprovoi, duke thënë se “ i vetmi kriter i qeverisë është Facebook-u”.

Foto: Ori Nebiaj/Top Channel

“E mira do të ishte që ta merrnim informacionin që në momentin e parë, por edhe kur e morëm informacionin nuk është se mund ta linim”, tha zyrtari i policisë, Alket Shatro, i cili theksoi se ky arrestim nuk u bë për “show”. /Telegrafi/

Videon mund ta shihni këtu