LAJMI I FUNDIT:

Blero i blen orë me diamant partneres së re për Shën Valentin

Blero i blen orë me diamant partneres së re për Shën Valentin

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, prej kohësh po shijon një lidhje të re dashurie.

Artisti nuk ka zbuluar identitetin e partneres, ndonëse ka ndarë me fansat disa detaje.


Ai së fundmi me rastin Ditës së të Dashuruarve e ka befasuar me disa dhurata.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti në InstaStory prezantoi disa pamje, ku shihet një buqetë e madhe me trëndafila, çokollata e po ashtu edhe një orë e shtrenjtë.

Nuk është më misterioze - Blero sjell një tjetër fotografi përkrah të dashurës së re
Lexo po ashtu Nuk është më misterioze - Blero sjell një tjetër fotografi përkrah të dashurës së re

“Orë me diamant të vërtetë për diamantin tim”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Partnerja e re e Bleros me origjinë është shqiptare, por që jeton në Zvicër.

Ai këtë periudhë ka qenë shumë i komentuar në media për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 2. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by BLERO (@bleromuharremi)