LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi i ofron kontratë të re Carlo Ancelottit, zbulohen detajet

Real Madridi i ofron kontratë të re Carlo Ancelottit, zbulohen detajet

E ardhmja e Carlo Ancelottit vazhdon të jetë në dyshim nëse do të mbetet ose jo në Madrid, kur kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Megjithatë gjiganti spanjoll Real Madrid i ka ofruar Carlo Ancelottit një zgjatje të kontratës, raporton Tomas Roncero i Diario AS.


Marrëveshja e re që i ofrohet Ancelottit do ta mbajë atë në Real Madrid deri në verën e vitit 2025.

Real Madridi nuk është i interesuar ta rikthejë në klub të preferuarin e Ancelottit
Lexo po ashtu Real Madridi nuk është i interesuar ta rikthejë në klub të preferuarin e Ancelottit

Real Madridi thuhet se është i kënaqur me menaxherin italian për mënyrën se si e ka menaxhuar skuadrën pavarësisht dëmtimeve të rënda që ka pësuar skuadra e tij deri më tani.

Los Blancos aktualisht janë në krye të La Ligës dhe u kualifikuan në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve si fitues të grupeve.

Sa i përket ofertës së punës nga Brazili, Ancelotti vazhdon t’i japë përparësi Real Madridit dhe ka folur me familjen e tij duke shpjeguar se ai do të qëndrojë në Spanjë nëse Real Madrid vendos të vazhdojë kontratën e tij.

Ancelotti jep mendimin e tij mbi Superligën Evropiane
Lexo po ashtu Ancelotti jep mendimin e tij mbi Superligën Evropiane

Florentino Perez ka vendosur tashmë një afat kohor për bisedimet e përballjes me Ancelottin mbi marrëveshjen e re – është në janar pas Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Trajneri 64-vjeçar u riemërua si trajner i Real Madridit në korrik 2021 pas dorëheqjes së Zinedine Zidane. Që atëherë, Carletto e ka udhëhequr Madridin për të fituar Ligën e Kampionëve, La Ligën, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori