LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi lidhet me një transferim befasues të Icardit

Real Madridi lidhet me një transferim befasues të Icardit

Sulmuesi i Galatasarayt, Mauro Icardi ka përfunduar ne radarin e Real Madridit, klub i cili thuhet se dëshiron të transferojë në afatin kalimtar të janarit për të shtuar opsionet sulmuese.

Real Madridi solli Joselu Maton këtë verë si sulmuesin rezervë që kishte kërkuar Carlo Ancelotti, por pasi Karim Benzema i befasoi të gjithë duke u larguar në Arabinë Saudite, ata nuk sollën një alternativë ndaj francezit.


Raportet në Itali thonë se Ancelotti është i etur që Los Blancos ta korrigjojë atë në afatin e ardhshëm kalimtar, atë të janarit.

Me Vinicius Junior jashtë deri në shkurt shkaku i lëndimit, kërkesa të mëdha i janë vendosur Jude Bellingham për të bërë golat. Ai ka të ngjarë të fillojë pas Joselu Mato dhe Rodrygo Goes për muajt e ardhshëm, ndërsa Brahim Diaz është alternativa e vetme reale ndaj anglezit.

Real Madridi ka tetë lojtarë të dëmtuar aktualisht, Ancelotti tani me probleme serioze
Lexo po ashtu Real Madridi ka tetë lojtarë të dëmtuar aktualisht, Ancelotti tani me probleme serioze

Sipas Tuttomercatoweb, Ancelotti ka kërkuar sulmuesin e Galatasarayt, Mauro Icardi, si një nënshkrim urgjent në sulm.

Argjentinasi ka 15 gola dhe 3 asistime në 20 paraqitje këtë sezon dhe është në dispozicion për 15 milionë euro.

Do të ishte një befasi nëse Los Blancos do të hynte në treg për të mbuluar lëndimet e tyre, diçka që vitet e fundit kanë hequr dorë nga kjo.

Rreth një dekadë më parë, lojtarë si Emmanuel Adebayor dhe Javier Hernandez erdhën për të mbështetur sulmuesit e tyre në atë kohë, por të dyja këto ishin marrëveshje afatshkurtra.

Po kështu, Icardi është një sulmues zone, si aftësia më e mirë e tij, e cila është relativisht e ngjashme me Joselun. /Telegrafi/