LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid mbyll derën për transferime të reja në afatin e janarit

Real Madrid mbyll derën për transferime të reja në afatin e janarit

Javën e fundit kanë shpërthyer zërat për transferime të reja të Real Madridit në afatin kalimtar që do të fillojë më 2 janar dhe do të përfundojë sapo të fillojë muaji shkurt.

Drejtuesit e klubit madrilen siç duket nuk kanë plane të përforcojnë ekipin. Burime brenda klubit kanë thënë se nuk ka asnjë mundësi që Real Madrid të bëjë ndonjë lëvizje. Ka besim në skuadrën momentale dhe në atë që mund të japin ata.


I pari që besohet se ka bërë të ditur këtë është Carlo Ancelotti. Italiani beson te lojtarët e tij, në atë që ata mund të bëjnë, deri ku mund të shkojnë, duke siguruar krerët e klubit për suksesin e ekipit të tij.

Problemet e mundshme me lëndime që mund të krijohen do të korrigjohen nga lojtarët që janë aktualisht në klub, duke aluduar kështu se ka një numër të madh futbollistësh.

Sa i përket largimeve, drejtuesit dhe stafi i trajnerëve mendojnë në të njëjtën mënyrë, do të jenë vetë lojtarët ata që do të vendosin se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre, pasi që tek Real Madrid nuk ia kanë treguar askujt derën e daljes deri më tani.

Më herët thuhej se Ceballos dhe Nacho do të largoheshin nga kampi madrilen por në fund dyshja spanjolle vendosën që të rinovojnë kontratat e tyre me gjigantin spanjoll.

Ancelotti thotë se Bellingham nuk ka asnjë defekt, tregon edhe rikthimin e madh te Real Madridi
Lexo po ashtu Ancelotti thotë se Bellingham nuk ka asnjë defekt, tregon edhe rikthimin e madh te Real Madridi

Real Madrid ka përvoje të keqe nga transferet e janarit andaj nuk preferojnë që të bëjnë ndonjë lëvizje në këtë afat.

Adebayor, Brahim, Lucas Silva, Reinier dhe Gravesen janë disa nga lojtarët që u transferuan nga “Los Blancos” në afatin e janarit, por pa arritur të lënë shumë gjurmë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori