LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari thotë se rezervarët e naftës i kishte mbushur me ujë pronari i kompanisë

I akuzuari thotë se rezervarët e naftës i kishte mbushur me ujë pronari i kompanisë

 I akuzuari Ardian Maloku ka thënë se pronari i kompanisë “Tricom”, Muharrem Ahmeti i kishte mbushur me ujë rezervuarët e naftës.

Këtë deklaratë Ahmeti e ka dhënë të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku bashkë me përmbaruesen private Rrezarta Metaj dhe Muharrem Ahmetin po akuzohen për korrupsion.

I akuzuari Maloku tha se çelësat e rezervarëve të naftës i mbante i akuzuari Ahmeti dhe tha se ka pasur një kontratë në mes kompanisë “Tricom” dhe kompanisë “Velkos” ku ka kërkuar t’i mbush me ujë me presion rezervuarët.

Po ashtu ai deklaroi që dy rezervuarët i naftës që e kanë pasur në shfrytëzim i përmbanin nga 120 mijë litra secili.

Tutje ai tha se i akuzuari Ahmeti vinte tek rezervuarët e naftës dhe i mbushte me pompa të ujit nga një pus i ujit.

Më pas avokati mbrojtës i të akuzuarës Rrezarta Metaj, avokati Ramë Gashi pati një propozim të provave të reja, të cilat përfshinin një praktikë pune të ngjashme të përmbaruesit.

Gjithashtu propozim të provave të reja pati edhe avokati mbrojtës i të akuzuarit Muharrem Ahmeti, avokati Arbër Shala, të cilat përfshinin kontratat për derivate.

Tutje, prokurorja e shtetit Dulina Hamiti i kundërshtoi këto propozime me arsyetimin se nuk kanë lidhshmëri me rastin në fjalë.

Por kryetari trupit gjykues Naser Foniqi i aprovoi propozimet e reja nga palët.

Pasi që janë aprovuar propozimet e reja seanca për fjalën përfundimtare u caktua më 19 dhjetor.

Më 26 gusht 2019, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm derisa aktakuza ishte ngritur më 21 maj 2019.

Përmbaruesja Metaj ngarkohet se me dokument të falsifikuar ka nxjerrë urdhër përmbarimor duke kërkuar nga Dogana e Kosovës realizimin e borxhit ndaj kompanisë prej 769 mijë e 691 euro për një vit me kamatë ligjore prej 8 për qind kinse për ruajtjen e derivateve të naftës.

Tre të akuzuarit ngarkohen se përmes dokumenteve të falsifikuara kishin tentuar të përfitonin 14,131,529.97 euro, nga Dogana e Kosovës.

Ngarkohen se kishin mbushur rezervarët me ujë, të cilat gjenden në rrugën Prishtinë–Ferizaj, në Llapnasellë, të cilët rezervarët i kishte marrë në shfrytëzim Muharrem Ahmeti prej kompanisë “Racional Comerc”, me qëllim të prezantimit të provave të rrejshme për t’i paraqitur para organeve kompetente si derivate të naftës kinse të ruajtura ndër vite nga i pandehuri Ahmeti, i cili nga e dëmtuara Dogana e Kosovës, kishte pranuar sasinë e naftës 237,559.00 litra naftë.

Ahmeti ngarkohet se kishte  kërkuar kompensimin e borxhit nga e dëmtuara edhe pse kontrata nuk kishte të bënte me sasinë e naftës së lartcekur, e me ç’rast të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm në vlerën e lartcekur.

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori