LAJMI I FUNDIT:

U la në burg për korrupsion, Jamarbër Malltezi apelon masën e sigurisë

U la në burg për korrupsion, Jamarbër Malltezi apelon masën e sigurisë

Jamarbër Malltezi apelon masën e sigurisë “arrest në burg”. Përmes avokatëve të tij, Malltezi ka kundërshtuar masën e dhënë nga Shkalla e Parë, duke e pretenduar si të pabazuar në ligj dhe prova.

Ai u arrestua me urdhër të SPAK në Aeroportin “Nënë Tereza”, një javë më parë, teksa priste bashkëshorten.


Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Për këtë çështje është vendosur masë sigurie edhe për Sali Berishën. Me kërkesë të SPAK, për Berishën është caktuar masa “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. /Telegrafi/