LAJMI I FUNDIT:

Konjufca i gëzohet vendimit të Asamblesë Parlamentare: Kosova është histori suksesi e NATO-s

Konjufca i gëzohet vendimit të Asamblesë Parlamentare: Kosova është histori suksesi e NATO-s
Glauk Konjufca (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kryeparlamentari i Glauk Konjufca ka mirëpritur votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Konjufca e ka quajtur vendim të shkëlqyer, avancimin e statusit për Kosovën në këtë organizatë.

“Vendim i shkëlqyer i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kuvendit të Republikës së Kosovës i jep statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s. Urime të gjithë qytetarëve tanë dhe mirënjohje të gjithë anëtarëve të AP të NATO-s, që me votën e tyre e jetësuan këtë arritje shumë të rëndësishme”, ka shkruar Konjufca.


Konjufca ka falënderuar edhe delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s.

“Përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë në tërësi. Republika e Kosovës është një histori suksesi e NATO-s, e interesave dhe qëllimeve të tij, ndërsa NATO është destinim i Kosovës. Hapat në këtë frymë na gëzojnë dhe na e shtojnë më tej përgjegjësinë dhe përkushtimin në drejtim të paqes dhe stabilitetit, vlerave dhe synimeve të përbashkëta”, ka shkruar Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion kundër spiunazhit nga Prokuroria, AKI dhe Policia e Kosovës

Aksion kundër spiunazhit nga Prokuroria, AKI dhe Policia e Kosovës

Drejtësi
Nga aksioni i policisë në tri komuna, arrestohen pesë persona - sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente zyrtare

Nga aksioni i policisë në tri komuna, arrestohen pesë persona - sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente zyrtare

Kronika e Zezë
Deputeti i LDK-së: Kompania e lidhur me pushtetin fitoi 150 tenderë në katër vjet, vlera arrin 75 milionë euro

Deputeti i LDK-së: Kompania e lidhur me pushtetin fitoi 150 tenderë në katër vjet, vlera arrin 75 milionë euro

Shëndetësi
Tërmet me magnitudë 2.9 godet Kosovën

Tërmet me magnitudë 2.9 godet Kosovën

Lajme
Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq

Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq

Lajme
Aeroporti i Vlorës, Qeveria merr vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar

Aeroporti i Vlorës, Qeveria merr vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar

Lajme
Kalo në kategori