Nga: Simon Heffer / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Jean-Pierre Melville ishte një nga talentet e mëdha të kinemasë franceze. Lindi si Jean-Pierre Grumbach, në Paris më 1917: prindërit e tij ishin hebrenj nga Alzasi. Pasi iu bashkua ushtrisë kur lufta u shpall, u evakuua nga Dunkirku dhe më pas u kthye në Francë. U bë pjesë e rezistencës, bashkë me vëllain dhe motrën. Vëllai i tij vritet në përpjekjen për të dërguar para për de Golin në Angli.
Nofka e tij si luftëtar ishte “Melville”, sipas autorit të romanit të tij të preferuar, Mobi Dik. Në vitin 1942, doli nga Franca përmes Spanjës dhe u bashkua me ushtrinë e lirë franceze, duke luftuar në Monte Kazino. Pas luftës, vendosi t’i bashkohej një studioje dhe të bëhej regjisor: por, askush nuk ishte i interesuar për të. Me vendosmërinë e tij të jashtëzakonshme, e krijoi kompaninë e vet filmike dhe vetë i bëri filmat.
Melville është më i njohur për punën në dy zhanre: për filmat për rezistencën, të cilët i solli drejt një autenticiteti të jashtëzakonshëm; si dhe për filmat për gangsterë, nga të cilët kinemaja franceze e viteve 1950 dhe 1960 e dha hisen e saj më të mirë në botë.
Filloi më 1949 me Le silence de la mer, që flet për një burrë dhe për mbesën e tij në Francën e pushtuar, të cilët në shtëpi e kishin një oficer të edukuar gjerman, por që vendosin të mos flasin kurrë me të. Me përdorimin e një tregimtari për të kompensuar mungesën e dialogut, ishte një film pionier: e shfaqte pushtuesin si një njeri të rrallë të qytetëruar.
Melville do të vazhdonte me filmat e tjerë për rezistencën: vlen të theksohet Léon Morin, prêtre (1961), që flet për një grua të re gjatë pushtimit, që bie në dashuri me priftin e fshatit të saj, si dhe L’armée des ombres (1969) që në mënyrë të zymtë trajton ferrin e përditshëm të realizimit të operacioneve të rezistencës.
Filmat e tij me gangsterë fillojnë me Bob le flambeur (1956), që ishte pionier për teknikat e realizimit – që do ta karakterizojnë Valën e Re Franceze – dhe që flet për historinë e një përpjekjeje për të grabitur një kazino në Dovil. Le deuxième souffle (1966) është filmi ku Lino Ventura luan gangsterin që arratiset nga burgu dhe që gabon kur përfshihet në një tjetër grabitje.
Alain Delon e luajti gangsterin kryesor në Le Samouraï (1967) dhe Le Cercle Rouge (1970), por shkëlqen në filmin e fundit të Melvilleit, Un flic (1972) – në rolin e policit që ndjek gjurmët e disa grabitësve të bankave. Është tërheqës përshkrimi i grabitjes në një qytet të mbërthyer nga të reshurat, në brigjet e Atlantikut të Francës, por aksioni është i jashtëzakonshëm edhe për standardet e Melvilleit. Paratë janë vjedhur për të financuar një marrëveshje për heroinë, por hajdutët vendosin të vjedhin drogën duke hipur në trenin e natës, pa ndalesë, në të cilin ishte njëri prej korrierëve: në rast se nuk e keni parë (dhe duhet, si të gjithë filmat e Melvilleit), unë nuk do ta përshkruaj mënyrën e mahnitshme në të cilën zhvillohet ngjarja.
Melville vdiq menjëherë pas premierës së filmit Un Flic, në moshën 55-vjeçare. Kurrë nuk bëri asgjë që i afrohej filmit të keq: po të kishte jetuar në një periudhë normale, mund të imagjinohet se çfarë do të kishte arritur. Ashtu siç ishte, e përcaktoi një epokë të tërë të lavdishme të kinemasë franceze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
Qesh, bisedo dhe këndo me GPT-4o!
Poezia më e vjetër e dashurisë
Çështja kombëtare shqiptare si reagim ndaj çështjeve tjera kombëtare në Ballkan
Viti 1918: Fundi i Luftës së Madhe dhe paqja e padrejtësive
Jeta në komunizmin shqiptar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3