LAJMI I FUNDIT:

Veliaj e mirëpret Shkurte Fejzën, e nderon me simbolin e Tiranës

Veliaj e mirëpret Shkurte Fejzën, e nderon me simbolin e Tiranës

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza, është mirëpritur sot (e enjte) nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku e ka vlerësuar artisten si dhe e ka falënderuar për rrugën që ka marrë për të interpretuar hitin “Mora fjalë” në stadiumin AIR Albania.


Kjo për shkak të ndeshjes së Shqipërisë me Çekinë si dhe njoftoi që para përfundimit të këtij viti do të mbajë edhe një recital në Tiranë.

Foto: Screenshot/Instagram

“2 surpriza nga Shkurte Fejza! Prita këngëtaren e njohur, Shkurte Fejza, e cila do të këndojë sot në Air Albania në ndeshjen Shqipëri – Çeki dhe shumë shpejt recitali i saj në Tiranë”, u shpreh ai.

“Mora fjalë” në stadiumin Air Albania - Shkurte Fejza do të këndojë live sonte në ndeshjen Shqipëri-Çeki
Lexo po ashtu “Mora fjalë” në stadiumin Air Albania - Shkurte Fejza do të këndojë live sonte në ndeshjen Shqipëri-Çeki

Tutje, Veliaj e nderoi me simbolin e Tiranës për kohën dhe për gjithë karrierën e madhe artistike.

Foto: Screenshot/Instagram

Fejza nga ana tjetër u shpreh e lumtur dhe shpreson që Shqipëria sonte të korrë fitore.

Theksojmë që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)