LAJMI I FUNDIT:

“Mora fjalë” në stadiumin Air Albania – Shkurte Fejza do të këndojë live sonte në ndeshjen Shqipëri-Çeki

“Mora fjalë” në stadiumin Air Albania – Shkurte Fejza do të këndojë live sonte në ndeshjen Shqipëri-Çeki

Shqipëria synon ditën e sotme (e enjte) suksesin e radhës në grupin E të eliminatorëve të ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.


E në këtë natë, veç kësaj do të ketë edhe një surprizë shumë të veçantë.

Në një lidhje direkte për RTSH 24, Dëfrim Methasani zbuloi se do të performojë artistja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza.

Shqipëria luan sot ‘finalen’ e madhe ndaj Çekisë
Lexo po ashtu Shqipëria luan sot ‘finalen’ e madhe ndaj Çekisë

Ajo pritet të interpretojë live këngën e saj të famshme “Mora fjalë”, e cila nuk ka dyshim se është një hit i të gjitha kohërave.

“Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza do të jetë sonte live në stadium dhe do të këndojë atë këngën e bukur ‘Mora Fjalë’. Do të jetë një këngë që do të këndohet nga gjithë publiku dhe do të jetë Shkurte Fejza live që do të jetë në stadium. Ky është lajmi sensacional, më i bukur që do ta shoqërojë sonte kombëtaren shqiptare ndërkaq që në çdo karrige të tifozëve do të ketë nga një plis, do të ketë një koreografi të mrekullueshme, sonte nuk do të jetë vetëm një ndeshje”, tha ai.

“Sonte është një spektakël, një spektakël kuq e zi që urojmë të kemi një rezultat pozitiv sepse rezultati pozitiv do ta zbukuronte këtë mbrëmje do ta bënte historike për ne shqiptarët pasi gjithsej na duhen vetëm pesë pikë për të shkuar në Gjermani, nëse fitojnë sonte na ngelen vetëm dy, është një shans i madh që Shqipëria për herë të dytë të prek finalen e një Kampionati Evropian, Euro 2024”, thotë më tej Methasani. /Telegrafi/

Shqipëria luan sot ‘finalen’ e madhe ndaj Çekisë

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

Magazina
Kalo në kategori