Ovidio Guzman Lopez, djali i bosit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, është ekstraduar nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Ekstradimi ishte një “rezultat i bashkëpunimit të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës”, tha Prokurori i Përgjithshëm, Merrick B. Garland, në një deklaratë të premten që i referohej Guzman si një “udhëheqës i kartelit Sinaloa”.
“Ky veprim është hapi më i fundit në përpjekjen e Departamentit të Drejtësisë për të sulmuar çdo aspekt të operacioneve të kartelit”, shtoi Garland.
Guzman u dërgua në Chicago, tha për CNN-in, Ndihmës Prokurori i SHBA-së, Joseph D. Fitzpatrick.
Një paraqitje fillestare në gjykatë nuk është caktuar, por zyra e Prokurorit të SHBA-së pret që ajo të ndodhë të hënën.
Guzman u arrestua nga autoritetet meksikane në muajin janar të këtij viti pas një operacioni dramatik në shtetin verior të Sinaloa që shkaktoi 29 viktima dhe që atëherë ka qenë në paraburgim. SHBA ka kërkuar ekstradimin e tij për trafikim droge.
Të paktën 19 anëtarë të dyshuar të bandës dhe 10 personel ushtarak vdiqën gjatë atyre përleshjeve. Nuk raportohet për të vdekur apo plagosur civilë.
Guzman ishte arrestuar më parë në muajin tetor të vitit 2019, por u lirua me urdhër të presidentit meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador për të shmangur gjakderdhjen dhe më pas u fsheh deri në arrestimin e ri në vitin 2023.
Ekstradimi vjen pas lirimit nga një burg amerikan i Emma Coronel Aispuro, gruas së El Chapo, të mërkurën. Ajo ishte në burg për gati dy vjet shkaku i trafikimit të drogës dhe pastrim parash.
Shteti i Sinaloa, ku ndodhet Culiacan, është shtëpia e një prej organizatave më të fuqishme të narkotikëve në botë, Karteli Sinaloa, lideri i të cilit ishte “El Chapo”.
Departamenti Amerikan i Shtetit beson se Guzman dhe vëllai i tij, Joaquin Guzman-Lopez, “trashëguan një pjesë të madhe të të ardhurave nga narkotikët” pas vdekjes së një vëllai tjetër, Edgar Guzman-Lopez.
Ai pretendon se ata “filluan të investonin sasi të mëdha parash në blerjen e marihuanës në Meksikë dhe kokainës në Kolumbi”.
Vëllezërit gjithashtu supozohet se mbikëqyrin rreth 11 “laboratorë të metamfetaminës në shtetin e Sinaloa”, sipas Departamentit të Shtetit.
Babai i Guzman, “El Chapo”, u arratis në mënyrë të famshme nga burgu i Altiplanos më 11 korrik të vitit 2015, përmes një tuneli kilometër të gjatë që shfaqte një motoçikletë në shina.
Ai më vonë u kap dhe u dënua në SHBA për 10 akuza, duke përfshirë përfshirjen në një sipërmarrje të vazhdueshme kriminale, trafikim droge dhe akuza për armë zjarri.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm plus 30 vjet dhe u urdhërua të paguante 12.6 miliardë dollarë si dëmshpërblim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia franceze qëllon për vdekje një person të armatosur i cili u përpoq ta digjte një sinagogë të vendit
NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë
Ekspertët e sigurisë e shohin atentatin ndaj kryeministrit sllovak si “dështim” i mbrojtjes së vendit
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë