LAJMI I FUNDIT:

NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

Edhe pse Moska ka deklaruar se do të vazhdojë ofensivën e saj në Ukrainë, NATO dyshon se Rusia nuk ka burime për të bërë një përparim të madh.

Oficeri i lartë ushtarak i NATO-s ka thënë se forcat e armatosura të Rusisë janë të paafta për ndonjë përparim të madh.

“Rusët nuk kanë numrat e nevojshëm për të bërë një përparim strategjik”, tha Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë, Christopher Cavoli.

“Për më tepër, ata nuk kanë aftësinë për ta bërë këtë; për të vepruar në shkallën e nevojshme për të shfrytëzuar çdo përparim në avantazhin strategjik”, shtoi gjenerali amerikan.

Bëhet e ditur se komentet e tij vijnë ndërsa forcat ukrainase përfshihen në beteja të ashpra me trupat ruse për kontrollin e Vovchansk, një qytet kyç në rajonin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.

Raportohet se Vovchank, i vendosur vetëm 5 kilometra nga kufiri rus, ka qenë pikë e nxehtë në luftimet e ditëve të fundit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Zelensky thotë se situata është “e vështirë”, gjatë vizitës së tij në Kharkiv
Lexo po ashtu Zelensky thotë se situata është “e vështirë”, gjatë vizitës së tij në Kharkiv

I pyetur nëse Rusia do të nis më herët ofensivën e saj të parashikuar, komandanti i lartë i NATO-s Cavoli tha: “Nuk mund të jemi kurrë të sigurt”.

Ai shtoi: “Ajo që ne nuk shohim është se një numër i madh rezervash po krijohen diku, të nevojshme për një ofensivë të tillë”.

Ndryshe, Rusia filloi një operacion në Kharkiv javën e kaluar, duke shënuar inkursionin e saj më të rëndësishëm kufitar që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022.

Lëvizja ka ngritur presion mbi forcat e armatosura të Ukrainës, të cilat janë duke pritur për furnizime ushtarake nga Perëndimi.

Edhe pse ukrainasit kanë treguar rezistencë, presidenti Volodymyr Zelensky e ka pranuar se situata “është e vështirë”.

Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA ka llogaritur se ushtria e Moskës ka përparuar jo më shumë se 8 kilometra nga kufiri i përbashkët në Kharkiv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Obama vlerëson 'planin e qartë, realist dhe të drejtë' për paqen 'të paraqitur' nga Biden

Obama vlerëson 'planin e qartë, realist dhe të drejtë' për paqen 'të paraqitur' nga Biden

Botë
Ne nuk kemi plan B nëse Ukraina bie, thotë Estonia

Ne nuk kemi plan B nëse Ukraina bie, thotë Estonia

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Kalo në kategori