“Punëtorët nuk janë numra, janë jetë”, Sindikata e Re e KEK-ut me aksion simbolik para zyrave të KEK-ut

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka zhvilluar një aksion simbolik para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me mënyrën e menaxhimit dhe trajtimit të punëtorëve.
Me pankarta në në duar “Punëtorët nuk janë numra, janë jetë” dhe “Stop menaxhimit represiv”, përfaqësuesit e sindikatës kanë kërkuar më shumë respekt për punëtorët dhe përmirësimin e kushteve në vendin e punës.
Ndryshe, ditë më parë dy punëtorë të KEK-ut kanë ndërruar jetë në vendin e punës.
Tashmë i ndjeri Arbenit Ahmeti ka vdekur gjatë kryerjes së detyrave të punës, pasi ra në kontakt me tensionin elektrik.
Edhe Haxhi (Selatin) Gojnovci, ka ndërruar jetë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit të KEK-ut gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, pësoi aksidentin fatal. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova







































