LAJMI I FUNDIT:

UEFA zbulon emrat e tre të nominuarve për çmimin e lojtarit dhe trajnerit të vitit

UEFA zbulon emrat e tre të nominuarve për çmimin e lojtarit dhe trajnerit të vitit

UEFA ka shpallur emrat e tre të nominuarve më të mirë për çmimin “Lojtari i Vitit” dhe “Trajneri i Vitit” nga UEFA për 2022/23.

Lista fillestare e lojtarëve dhe trajnerëve u zgjodh nga grupi i studimit teknik të UEFA-s bazuar në performancën e tyre gjatë sezonit 2022/23 në nivel klubesh dhe kombëtare.


Tre kandidatët kryesorë u votuan më pas nga një juri e përbërë nga trajnerët e klubeve që luajtën në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve 2022/23, Ligës e Evropës dhe Ligësn e Konferencës, së bashku me trajnerët e kombëtares së meshkujve dhe ekipet e federatave anëtare të UEFA-s.

Pjesë e jurisë ishin edhe një grup gazetarësh të përzgjedhur nga Media Sportive Evropiane (ESM).

Trajnerëve dhe gazetarëve iu kërkua të zgjidhnin tre lojtarët dhe trajnerët e tyre më të mirë nga lista e ngushtë duke u ndarë përkatësisht pesë pikë, tre pikë dhe një pikë.

Rezultati përfundimtar u bazua në numrin total të votave të dhëna nga trajnerët dhe gazetarët. Trajnerët nuk u lejuan të votonin për lojtarët e ekipit të tyre.

Në treshen e lojtarëve më së shumti vota morën Kevin de Bruyne, Lionel Messi dhe Erling Haaland, ndërsa në treshen e trajnerëve më shumë u votuan Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti.

Fituesi i çmimit për lojtarin dhe trajnerin e vitit do të shpallet në ceremoninë e shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2023/24 , e cila do të zhvillohet të enjten më 31 gusht në Monaco. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Kalo në kategori