LAJMI I FUNDIT:

“Barbie” arrin afro një miliard euro fitim në arkat filmike dy javë pas publikimit

“Barbie” arrin afro një miliard euro fitim në arkat filmike dy javë pas publikimit

“Barbie” ka arritur në afro një miliard dollarë (907 milionë euro) fitim në shitje biletash.

Filmi me regji të Greta Gerwig, i udhëhequr nga Margot Robbie dhe Ryan Gosling, arriti suksesin gjigant financiar të dielën (6 gusht), pak më shumë se dy javë pas publikimit të tij më 21 korrik, ku u përball në mënyrë të famshme kundër” Oppenheimer” të Christopher Nolan në kinema.


Filmi fitoi 53 milionë dollarë (48 milionë euro) të tjerë brenda vendit gjatë shfaqjes së tretë të fundjavës, raportoi Deadline.

Foto: Warner Bros.Picture

Suksesi i jashtëzakonshëm i “Barbie” në arkë më parë e bëri atë filmin më të shitur të Warner Bros. Pictures për një të hënë, pas fundjavës së hapjes prej 155 milionë dollarësh (140.5 milionë euro) dhe fundjavës më të madhe të hapjes në industri për një film të drejtuar nga një grua.

“Captain Marvel”, i cili u drejtua nga Anna Boden dhe Ryan Fleck, më parë mbante titullin me 153 milionë dollarë (138.7 milionë euro) në 2019, ndërsa “Wonder Woman”, i cili drejtohej nga Patty Jenkins, mbante rekordin për një film të drejtuar vetëm nga një grua me 103 milionë dollarë (93.4 milionë euro) në vitin 2017, raportoi Variety.

Foto: Getty Images

“Barbie” fitoi gjithashtu fundjavën më të madhe të hapjes së vitit 2023, duke mposhtur 146 milionë dollarët (132.4 milionë euro) e filmit të “Super Mario Bros. Movie”

Në fundjavën e saj të dytë të jashtëzakonshme në kinema, “Barbie” gjeti fuqi të konsiderueshme qëndrimi, duke fituar 93 milionë dollarë (84.3 milionë euro) shtesë brenda vendit.

Të gjitha lajmet nga Barbie
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barbie

“Oppenheimer” shënoi përfitime të mëdha gjithashtu nga mania e kinemasë “Barbenheimer”. Biografia e Nolan për fizikanin teorik J. Robert Oppenheimer ( Cilian Murphy ) u bë filmi i parë i preferuar për moshat madhore që fitoi më shumë se 10 milionë dollarë (9 milionë euro) për 10 ditë rresht pas publikimit, sipas Variety, i cili citoi vlerësimet e vetë Universal Pictures. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori