Debutimi fantastik i Armend Dallkut si trajner në garat ndërkombëtare: Fitorja, përballja me Rijekën dhe rekordi që arriti
Armend Dallku pas një karriere të shkëlqyer si futbollist, para katër vitesh ndryshoi rol duke u ulur në stol si trajner dhe që atëherë sukseset e tij nuk janë ndalur edhe në këtë drejtim.
Që në vitin e parë arriti ta fitojë Kupën e Kosovës me Prishtinën, duke mbyllur një sezon të suksesshëm, pasi skuadrën e mori pasi filloi kampionati.
Kur pritej që ai të drejtojë Prishtinën në Ligën e Evropës, Dallku u largua nga klubi, ku konsiderohej legjendë, duke mos pasur rastin të drejtojë skuadrën si trajner.
Por siç thotë ajo fjala e vjetër popullore: “Vonim ka, shpëtim asnjëherë”. Pas katër vitesh punë, angazhim dhe suksese të njëpasnjëshme, Armend Dallku me ndihmësit e tij, Artan Luzin dhe Agon Ramadanin debutuan në Evropë me Dukagjinin, skuadër që e morën e Ligën e Parë, e kthyen në Superligë, luajtën në finale të Kupës së Kosovës dhe siguruar garat ndërkombëtare.
Në një intervistë për Telegrafin, ‘timonieri’ i Dukagjinit, Dallku flet për emocionet e debutimit, fitoret në dy ndeshje ndaj Europa FC dhe kalimin tutje.
“Pavarësisht që kishim mundësi edhe në kaluarën të luanim në garat ndërkombëtarë, tani erdhi momenti dhe jam shumë i lumtur. Me të vërtet jemi shumë të lumtur, duke pas parasysh që ishim një ekip papërvojë, më mirë me thënë papërvojë fare, me shumë pak lojtarë që kanë luajtur në këto gara, jemi shumë të lumtur që arritëm qëllimin tonë, pra ta kalojmë turin”, ka thënë Dallku fillimisht për Telegrafin.
Edhe pse luajmë tash e shtatë vite në garat ndërkombëtare, asnjë ekip nga Kosova nuk kishte arritur ta mposht kundërshtari brenda dhe jashtë fushë, siç bëri Dukagjini ndaj Europa FC. Një arritje historike për klubin e Dukagjinit, dhe një statistikë që do të futet në librat për futbollin tonë.
“Morëm dy fitore dhe në rang shtetëror kemi sjell dy pikë që janë të vlefshme në renditjen e Kosovës për klube në UEFA. Jemi ekipi i vetëm nga Kosova që merr pjesë në një garë evropiane dhe arrin ta mposht kundërshtarin dy herë, si brenda ashtu edhe jashtë. Kjo na bën edhe më të lumtur dhe është një e arritur shumë e madhe, pasi kemi shumë pak lojtarë me përvojë në këtë nivel, që kanë marr pjesën në këto garë”, nënvizoi Dallku.
Trajneri tashmë i njohur, fal sukseseve të tij, thotë se fitoret në ndeshjet ndaj Europa FC erdhën me angazhim të madh të gjitëve rreth klubit.
“Duke e ditur që kishim shumë, shumë probleme të mëdha jo vetëm ne, por futbolli jonë në përgjithësi, atëherë me gjithë ato probleme, të gjitha sakrificat, apo telashet, me arriti të luajmë në garat ndërkombëtare dhe të kalojmë turin e parë është një arritje shumë e madhe, thënë më mirë historike për Dukagjinin, klub që më parë ka bërë gara edhe në një kategori më poshtë. Ky sukses erdhi me angazhimin e të gjithëve pa përjashtim”, deklaroi Dallku.
Në raundin e dytë përballë Dukagjinit do të jetë klubi i njohur kroat Rijeka. Dallku është i bindur që edhe kundër Rijekës do të bëjnë paraqitje dinjitoze, edhe pse e di që ka kontingjent jo aq të madh të lojtarëve. Ahmed Januzi dhe Marcelei Santos ishin të dëmtuar, ndërsa Bujar Shabani do të mungojë shkaku i kartonit të kuq në ndeshjen e fundit.
“Ne kemi arrit maksimumin sa i përket objektivit të parë, mirëpo do të bëjmë çmos që të kemi paraqitje dinjitoze edhe kundër Rijekës. Mirëpo nuk duhet harruar se në këto garë rëndësi të madhe ka edhe numri i lojtarëve. Pra numri i lojtarëve i kufizuar siç e kemi ne, ta pamundëson të kërkosh shumë në këto gara. Por siç thash do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Si staf do të mundohemi të rikuperojmë lojtarët, pas një udhëtimi të vështirë, pasi dihet largësia me Gjibraltarit dhe udhëtimi shumë i vështirë që është për në këtë vend, kështu që do të tentojmë të bëjmë maksimumin, sidomos në ndeshjen e parë që e zhvillojmë në shtëpi”.
“Do të shohim mundësitë tona, pasi ne nuk shkojmë me flamur të bardhë në asnjë ndeshje dhe luajmë për maksimumin. Gjithçka do të varet se si do ta kemi kontingjentin, pasi nuk kemi mjaftueshëm lojtarë që të përballojnë garën. Pra do t’i shohim se a do të jenë në 100 për qind të fortës së tyre”, ka përfunduar Dallku.
Dukagjini ndeshjen e parë e zhvillon të enjten në “Fadil Vokrri” kundër Rijekës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arsenali merr një fitore komode në shtëpi ndaj Nottingham Forest
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
Nga aventura e tij në akademinë e Bayern Munich deri tek shkëlqimi në Malajzi – Liridon Krasniqi, mysafir në “Arena e Yjeve” në Telegrafi
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar
Probleme për Liverpoolin – dy yjet mund të mungojnë ndaj Real Madridit
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë