LAJMI I FUNDIT:

Prigozhin thyen heshtjen, publikohet audio incizimi i ri i kreut të grupit mercenar rus Wagner

Prigozhin thyen heshtjen, publikohet audio incizimi i ri i kreut të grupit mercenar rus Wagner

Është publikuar një audio incizim në të cilin kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, pretendon se “marshimi i tij i drejtësisë” ishte i drejtuar kundër tradhtarëve dhe se ai pret “fitore të reja në front”.

Audio incizimi u publikua nga kanali Grey Zone nw Telegram, i cili sipas mediave ruse, është i lidhur ngushtë me Wagner Group, transmeton Telegrafi.


“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Faleminderit për këtë. Unë dua që ju të kuptoni se Marshi ynë i Drejtësisë kishte për qëllim luftimin e tradhtarëve dhe mobilizimin e shoqërisë sonë. Dhe mendoj se kemi arritur shumë”, tha Prigozhin.

Vritet njeriu i besueshëm i Ramzan Kadyrovit gjatë luftimeve në Ukrainë, komandanti çeçen e pëson në Donbas
Lexo po ashtu Vritet njeriu i besueshëm i Ramzan Kadyrovit gjatë luftimeve në Ukrainë, komandanti çeçen e pëson në Donbas

“Në të ardhmen e afërt, jam i sigurt se do të shihni fitoret tona të reja në front. Faleminderit djema”, tha kreu i grupit mercenar rus.

Megjithatë, nuk është e qartë se kujt i referohet saktësisht fitoreve.

Nuk dihet gjithashtu se kur është regjistruar audio incizimi, kurse deklarata e tij e fundit është publikuar më 26 qershor.

Momenti kur tanku rus shpërthen dhe shndërrohet “në një top të madh zjarri” ndërsa Ukraina tregon rezultate të tjera në kundërofensivën e saj
Lexo po ashtu Momenti kur tanku rus shpërthen dhe shndërrohet “në një top të madh zjarri” ndërsa Ukraina tregon rezultate të tjera në kundërofensivën e saj

Pasi i dha fund rebelimit kundër autoriteteve ruse, ai tha se Wagner rezultoi të ishte formacioni më efektiv luftarak në Rusi.

Prigozhin u pa për herë të fundit publikisht në një automjet në Rostov më 24 qershor, ndërsa rebelimi vazhdonte ende. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori