LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bujar Pllana vazhdon karrierën në Kroaci

Zyrtare: Bujar Pllana vazhdon karrierën në Kroaci
(Foto: Facebook/NK Slaven Belupo)

Mbrojtësi nga Kosova, Bujar Pllana, do ta vazhdojë karrierën te klubi kroat, Slaven Belupo.

21-vjeçari gjatë ditës së sotme (e hënë) konfirmoi se është duke u larguar nga Prishtina, ku i kaloi dy sezonet e fundit.


Ndërsa përmes një njoftimi zyrtar në faqen e Slaven Belupo, bëhet e ditur se ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri.

Bujar Pllana konfirmon largimin nga Prishtina
Lexo po ashtu Bujar Pllana konfirmon largimin nga Prishtina

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur te Slaven Belupo. Miqtë e mi, Hoxha dhe Manaj më kanë thënë vetëm gjëra pozitive për klubin dhe qytetin, prandaj vendimi nuk ishte i vështirë. Për mua, ardhja te Slaven dhe në ligën e Kroacisë është një hap i madh përpara në karrierën time dhe mezi pres të luaj”.

“Sa i përket lojës, më pëlqen të jem agresiv dhe më pëlqejnë duelet, ndërsa më e rëndësishmja është që t’i ndihmoj skuadrës t’i arrijë rezultatet e dëshiruara me lojën time”, citohet të ketë thënë Pllana, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë. /Telegrafi/