LAJMI I FUNDIT:

Mikel Arteta synon shitjen e yllit të Arsenalit pas paraqitjeve të dobëta në stërvitje

Mikel Arteta synon shitjen e yllit të Arsenalit pas paraqitjeve të dobëta në stërvitje

Arsenali po konsideron mundësinë e shitjes së lojtarit të cilin e transferuan gjatë afatit kalimtar veror për 34 milionë euro, për shkak të paraqitjeve të tij të dobëta në stërvitje.

Mikel Arteta ka filluar procesin e identifikimit të lojtarëve të cilët do t’i transferojë gjatë kësaj vere, por paraprakisht duhet të kryhen disa shitje.

Është në dorën e trajnerit për të vendosur se cilët lojtarë do të largohen për të liruar vendin për transferime të reja, pasi vetëm në këtë mënyrë klubi mund të qëndrojë përkitazi me rregullat financiare të Ligës Premier.

Sipas The Athletic, lojtari që Arsenali po synon ta shesë është Fabio Vieira, kjo për shkak të paraqitjeve të tij të dobëta në stërvitje.

Vieira i cili u transferua nga Porto, ka luajtur vetëm dy ndeshje për Arsenalin në Ligën Premier sezonin që lamë pas duke mos qenë pjesë e planeve të Artetës.

Përveç tij, raporti shton po ashtu se një largim tjetër tek Arsenali mund të jetë edhe Emil Smith Rowe, ani pse duket paksa e vështirë që të dy të largohen në të njëjtën kohë, për shkak të opsioneve të limituara në mesfushë.

Smith Rowe i cili kishte humbur një pjesë të konsiderueshme të sezonit për shkak të lëndimit, nuk ka arritur dot që të impresionojë Artetën dhe të bëjë vend në formacionin startues./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori