Chelsea ka shënuar një fitore dramatike 4-3 ndaj Brightonit, në një ndeshje spektakolare me shtatë gola dhe shumë kthesa.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso e nisi në mënyrë perfekte takimin dhe krijoi një epërsi të madhe. Romeo Lavia shënoi për 1-0 në minutën e katërt, duke përfituar nga një gabim i madh i portierit Bart Verbruggen.


Pedro Neto e dyfishoi epërsinë në minutën e 14-të, ndërsa Joao Pedro shënoi golin e tretë në minutën e 32-të. Brightoni reagoi pak para përfundimit të pjesës së parë, kur Malick Yalcouye realizoi për 3-1.

Në pjesën e dytë, ndeshja u bë edhe më dramatike. Joao Pedro shënoi autogol në minutën e 64-t, duke i dhënë Brightonit shpresë për rikthim, por Cole Palmer riktheu diferencën prej dy golash vetëm 11 minuta më vonë.

Brightoni nuk u dorëzua dhe në minutën e 96-të Pascal Gross shënoi me kokë për 4-3, duke i dhënë fund një dueli të jashtëzakonshëm, por koha nuk mjaftoi për një gol tjetër.


Chelsea në fund ruajti avantazhin dhe festoi një fitore të madhe, duke e çuar në gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para të sezonit.

Një nisje perfekte për Xabi Alonson, i cili vazhdon me maksimumin e pikëve në krye të Chelsea. /Telegrafi/



Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app