LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po shqyrton ndryshimin e formacionit për sezonin e ri – pa sulmues qendre dhe Bellingham me rol të veçantë

Real Madridi po shqyrton ndryshimin e formacionit për sezonin e ri – pa sulmues qendre dhe Bellingham me rol të veçantë

Pas largimit të Karim Benzemas në fund të sezonit 2022/23, Real Madridi ka mbetur pa një sulmues të madh në radhët e tyre dhe kjo mund të ndikoj në ndryshimin e formacionit apo rreshtimit nga ana e trajnerin Carlo Ancelotti.

Që nga largimi i francezit, Reali ka nënshkruar me Joselu në një marrëveshje huazimi për një sezon nga Espanyol, edhe pse ka një pritje që 33-vjeçari të jetë më shumë një zëvendësues për të larguarin Mariano Diaz, sesa për Benzema.


Kjo do të thotë se Real Madridi është ende në kërkim të një sulmuesi të ri, megjithëse ndjekjet e tyre për Harry Kane dhe Kylian Mbappe kanë qenë të komplikuara për shkak të çmimeve të kërkuara nga Tottenham Hotspur dhe Paris Saint-Germain përkatësisht.

Joselu prezantohet si lojtar i ri i Real Madridit, një detaj ‘çmend’ tifozët Los Blancos
Lexo po ashtu Joselu prezantohet si lojtar i ri i Real Madridit, një detaj ‘çmend’ tifozët Los Blancos

Nëse një tjetër sulmues nuk nënshkruhet, atëherë trajneri Carlo Ancelotti po konsideron të ndryshojë sistemin e tij të preferuar ‘4-3-3’ në sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës AS, Ancelotti do të luante pa një numër 9 të mirëfilltë pasi do preferonte rreshtimin 4-3-1- që do t’i lejonte Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes të luanin më shumë, më në qendër dhe më të avancuar.

Ancelotti ka zgjedhur nënshkrimin e ri Jude Bellingham si kandidatin ideal për të luajtur numrin 10-të apo në raste edhe 9-shin fals, pasi ai ka treguar se e njeh golin gjatë viteve të tij në Borussia Dortmund, ku ka shënuar 14 gola në sezonin 2022/23.

Përveç Bellingham, Ancelotti mesfushën do t’ia besonte të rinjve, me Aurelien Tchouameni që do luante mbrapa dhe Edouardo Camavinga dhe Federico Valverde përkrah tij.

Formacioni i ri i Ancelottit (Foto: AS.com)

Mbrojtja do të jetë thuajse e njëjtë me Dani Carvajal në të djathtë dhe Eder Miliato e David Alaba në qendër, ndërsa krahun e majtë pritet të marrë transferimi i ri Fran Garcia.

Belgu Thibaut Courtois është i padiskutueshëm në portë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Mourinho zbulon se cili nga ish-lojtarët e tij nuk arriti të përmbushte potencialin e tij dhe të luante për 'skuadrat e mëdha'

Mourinho zbulon se cili nga ish-lojtarët e tij nuk arriti të përmbushte potencialin e tij dhe të luante për 'skuadrat e mëdha'

Premier League
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Liverpooli i ka vendosur çmimin sulmuesit Darwin Nunez

Liverpooli i ka vendosur çmimin sulmuesit Darwin Nunez

Premier League
Kalo në kategori