Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.
Vite më parë ato realizuan një bashkëpunim me artistet Cardi B dhe Charli XCX (kënga “Girls”), i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.
Që nga depërtimi i tyre i përbashkët në tregun ndërkombëtar të muzikës, dy artistet me origjinë shqiptare e kanë mbështetur shumë njëra-tjetrën.
Këtë e tregon edhe një video, e cila ka qarkulluar së fundmi me të madhe në rrjetin social TikTok.
Bëhet fjalë për momentin kur Bebe Rexha kishte organizuar një ndejë private për të promovuar albumin e aj më të ri të vetë-titulluar “Bebe”.
Teksa kishte kënduar live për të pranishmit shumë prej këngëve të reja të albumit, në audiencë mund të shihej këngëtarja tjetër e famshme, Rita Ora.
Artistja nga Kosova e cila ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi, dhe motra e saj, Elena, dukej e mahnitur nga interpretimi i koleges së saj, teksa vazhdimisht i shkëlqenin sytë teksa e shihte atë të performonte.
Videoja e cila është shpërndarë me të madhe në TikTok, është shoqëruar me përshkrimin: “Merrni një mik që ju mbështet juve ashtu siç Rita Ora është duke mbështetur Bebe Rexhën”.
Mesa duket shoqëria mes dy vajzave shqiptare është bërë një shembull se si duhet të funksionojë një shoqëri siç duhet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Vëllezërit që u rritën pa baba, pa mësuar ato gjërat që të mësojnë baballarët” – Egla mes lotësh kujton të atin
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe