LAJMI I FUNDIT:

Media gjermane Handelsblatt: Telekomi i Serbisë është arma kryesore e propagandës së pushtetit të Vuçiqit, pas kësaj fshihet Kremlini

Media gjermane Handelsblatt: Telekomi i Serbisë është arma kryesore e propagandës së pushtetit të Vuçiqit, pas kësaj fshihet Kremlini

Gazeta Handelsblatt që është një më të lexuarat në Gjermani, në një artikull të publikuar ka thënë se Telekomi i Serbisë është arma kryesore e propagandës së pushtetit të Aleksandar Vuciqit.

Kjo gazetë në artikullin “Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, por shumë serbë ndihen të afërt me Rusinë”, thotë se pas kësaj fshihet Kremlini.


“Vendi më i madh i Ballkanit Perëndimor dëshiron të anëtarësohet në BE, por ndikimi rus në Beograd nuk është i vetmi që është i dukshëm. Qëllimi i Rusisë është të mbajë këto vende larg Brukselit dhe të parandalojë zgjerimin e NATO-s. Duke parë statistikat, strategjia e Vladimir Putinit ka sukses sepse, sipas një sondazhi të fundit të Iniciativës Ballkanike për Mediat e Lira (BFMI), rreth 95 për qind e serbëve e shohin Rusinë si një aleat të vërtetë”, thekson Handelsblatt, raportojnë mediet serbe.

Aty theksohet se Serbia është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012, por se pavarësisht kësaj, ajo mbetet i vetmi vend në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe i vetmi që blen armë nga rusët dhe kinezët.

Rreth 1,200 tituj manipulues dhe dezinformata në faqet e para të pesë gazetave në Serbi që janë të afërta me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit
Lexo po ashtu Rreth 1,200 tituj manipulues dhe dezinformata në faqet e para të pesë gazetave në Serbi që janë të afërta me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit

Kjo politikë vërehet edhe në raportin e Komisionit Evropian për Serbisë, ku kritikohet afërsia e Beogradit me Kremlinin.

“Në fillimin e pushtimit rus të Ukrainës, Air Serbia dyfishoi fluturimet drejt Rusisë, ndërsa një pjesë e medieve serbe ishte pjesë e një fushate të fortë dezinformuese pro-Kremlin. Zyrtarët e lartë shprehën pikëpamjet për agresionin rus që bien ndesh me pikëpamjet e BE-së”, thuhet ndër të tjera në raport.

Autorja Senada Sokolu thekson se shpejtësia e negociatave të anëtarësimit të Serbisë me BE-në do të varet kryesisht nga zgjidhja e raportit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ajo rikujton se që nga viti 2011 dialogu po zhvillohet nën kujdesin e Brukselit.

Sokolu shton se arma kryesore e propagandës së Qeverisë në Serbi është Telekom Srbija, për të cilën thotë se është kompania më e madhe serbe e telekomunikacionit dhe ka lidhje të ngushta me presidentin Vuçiq.

Eurodeputetët të shqetësuar për emërimin e Vulinit në krye të BIA-s, i njohur për qëndrimet anti-BE dhe retorikën pro-Kremlin
Lexo po ashtu Eurodeputetët të shqetësuar për emërimin e Vulinit në krye të BIA-s, i njohur për qëndrimet anti-BE dhe retorikën pro-Kremlin

“Telekom Serbia financohet, ndër të tjera, nga banka ruse Sberbank nga e cila Telekom ka marrë një kredi prej 88 milionë dollarësh në vitin 2019. Për shembull, Russia Today mund të transmetojë propagandë përmes kanaleve kabllore të Telekomit”, thuhet në tekstin e Handelsblattit.

Vuçiq, i cili kontrollon televizionet me frekuencë kombëtare, si dhe tabloidet më të mëdha, është mjeshtër i propagandës, pohon Antoaneta Nikolova nga BFMI.

Nikolova kujton se presidenti aktual i Serbisë ka qenë ministër i Informacionit në regjimin e Sllobodan Millosheviqit në vitet 90-ta.

“Ai luan me mjeshtëri me ndjenjat pro-ruse të serbëve”, përfundon ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori