LAJMI I FUNDIT:

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset – do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset – do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Xhakarta në bregun veriperëndimor të ishullit Java, është kryeqyteti i Indonezisë dhe qyteti më i madh i saj.

Gjithashtu, ajo është shtëpia e rreth 10.6 milionë njerëzve dhe 30 milionë të tjerëve në zonën metropolitane.


Por, tani Xhakarta po fundoset, me rreth 40 për qind të territorit nën nivelin e detit.

Kështu që, qeveria indoneziane po planifikon ta zhvendosë kryeqytetin në Nusantara, qytet ky që po ndërtohet në bregun lindor të Borneos.

Bëhet e ditur se ndërtimi i qytetit të ri do t’i kushtojë Indonezisë rreth 35 miliardë dollarë dhe nuk do të përfundojë deri në vitin 2045.

Kjo nuk është hera e parë që një shtet detyrohet ta zhvendosë kryeqytetin.

Brazili e zhvendosi Rio de Janieron në Brasilia në vitin 1960, ndërsa Abuja e zëvendësoi Lagosin si kryeqytetin e Nigerisë në vitin 1991.

Por, kjo është hera e parë që shkak për zhvendosjen bëhet kriza klimatike, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Vitet e fundit rritja e nivelit të detit ka ndikuar që Xhakarta të fundoset më shpejt, gjë që e ka përshpejtuar edhe vendimin e qeverisë për të zhvendosur kryeqytetin.

Vendimin për zhvendosje e mori presidenti indonezian, Joko Widodo, në gusht të vitit 2019.

E lokacioni i qytetit të ri thuhet të ketë rrezik relativisht të ulët për tërmete, cunami ose shpërthime vullkanike.

Siç paralajmërojnë ekspertët e mjedisit, një e treta e Xhakartës mund të zhytet krejtësisht deri në vitin 2050.

Indonezia ka rreth 276 milionë banorë të shpërndarë në më shumë se 17 mijë ishuj, ndërsa afro 200 mijë prej tyre janë duke punuar në ndërtimin e Nusantaras popullsia fillestare e të cilit pritet të jetë rreth 500 mijë.

Ndryshe, politikanët kanë konfirmuar se Nusantara do të jetë metropol “i gjelbërt dhe i mundësuar tërësisht nga energjia e rinovueshme”.

Aty planifikohet të ndërtohet një central diellor 50 megavat dhe popullsia thuhet të lëvizë vetëm me automjete elektrike.

Pjesë e komitetit drejtues të kryeqytetit të ri indonezian janë edhe ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, si dhe princi i Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Ndërsa ndërtimi i qytetit pritet të kushtojë rreth 35 miliardë dollarë, qeveria është angazhuar për të siguruar vetëm 20 për qind të fondeve dhe po përpiqet të gjejë burime tjera financimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë
Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori