LAJMI I FUNDIT:

Kovacic nuk e mendon largimin nga Chelsea: Jam i lumtur në Londër

Kovacic nuk e mendon largimin nga Chelsea: Jam i lumtur në Londër

Mateo Kovacic ende nuk e ka të vendosur të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet.

Mesfushori kroat është që pesë vite pjesë e londinezëve, derisa ka kontratë deri në verën e vitit 2024.


Ende nuk ka një marrëveshje të re për vazhdimin e kontratës, derisa pas lojtarit janë vënë dy top skuadrat evropiane si Bayern Munich dhe Manchester City.

28-vjeçari ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se është i lumtur në Londër.

“Kam 5 vite që aktivizohem te Chelsea. Ndihem mirë në klub, ndihem si në shtëpi. Mua dhe familjes sime na pëlqen të qëndrojmë këtu”.

“E pranoj që ushqimi dhe klima nuk janë njësoj si një Spanjë dhe Itali, por mësohesh shpejt. Kam pasur fatin të aktivizohem dhe të udhëtoj në shumë vende të botës”.

City kërkon transferimin e Kovacic, kroati shihet si zëvendësues i Gundogan
Lexo po ashtu City kërkon transferimin e Kovacic, kroati shihet si zëvendësues i Gundogan

“Jam njohur me kultura të ndryshme, por një nga mësimet më kryesore që kam marrë është që të respektoj këdo. Ndihem falënderues për mënyrën sesi tifozët më respektojnë në shkallët e stadiumit dhe jam përpjekur gjithnjë të bëjë më të mirën”, deklaroi Kovacic.

Kovacic këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje me fanellën e Chelseat ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori