LAJMI I FUNDIT:

Milioneri rrahet për vdekje në mes të rrugës në Londër, policia britanike publikon pamjet rrëqethëse

Milioneri rrahet për vdekje në mes të rrugës në Londër, policia britanike publikon pamjet rrëqethëse

Scotland Yark ka publikuar pamjet rrëqethëse, ku shihet sesi një burrë në mes të rrugës i jep goditjen e fuqishme milionerit të famshëm.

Në video shihet Steve Allan duke e goditur dy herë bankierin e pasur britanik Paul Mason, 52-vjeç, transmeton Telegrafi.


Milioneri pas goditjes së tretë u përplas në trotuar dhe mbeti i shtrirë, derisa sulmuesi u arratis nga vendi i ngjarjes.

Mason, drejtor ekzekutiv i Bankës Nacionale të Katarit, ka rënë në komë dhe ka vdekur gjashtë muaj më vonë në spital.

Alan, 35-vjeç, në fund është liruar nga akuza për vrasje. U dënua me 36 muaj burgim pasi pranoi se ka kryer vrasjen nga pakujdesia pas sulmit në dhjetor të vitit 2020, para një klubi të njohur në Londër.

Dënimi ndaj tij shkaktoi zemërim tek familja e Mason e cila premtoi se do të ankohet për masën e dënimit. Motra e tij, Rachel ka përshëndetur vendimin e Scotland Yard që të publikojë pamjet.

“Si mundet kjo të mos jetë vrasje? Alan e ka goditur dy herë vëllain tim me një fuqi të paparë sa që kurrë më nuk është ngritur. Është i qartë niveli i dhunës që shfaqet në video. Nuk ishte një goditje, përkundrazi, goditjet tjera pasuan pasi që Paul u rrëzua në trotuar. Si jemi bërë të pandjeshëm ne si shoqëri ndaj dhunës së tillë? Kemi shpresuar që Alan do të dënohet me burgim të përjetshëm, por duhet të tentojmë të pranojnë vendimin e gjyqit. Mori vetëm tre vite nga të cilat do t’i vuaj vetëm 15 muaj prapa grilave. Besojmë fuqishëm se është e papranueshme”, tha Rachel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori