LAJMI I FUNDIT:

Forma e shkëlqyer te Mallorca, Muriqit i rritet ndjeshëm vlera në tregun e transferimeve

Forma e shkëlqyer te Mallorca, Muriqit i rritet ndjeshëm vlera në tregun e transferimeve

Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Mallorcas.

Sulmuesi kosovar po shënon vazhdimisht, teksa është rritur edhe vlera e tij falë formën së shkëlqyer.


Deri më dje Muriqi vlente 10 milionë euro, por tani faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’, i ka caktuar vlerën e re prej 15 milionë euro.

28-vjeçari ka shkëlqyer me faenllën e Mallorcas këtë sezon, ku në 25 ndeshje mes La Ligas dhe Copa del Rey, ka realizuar 11 gola e ka asistuar në tre të tjerë.

Megjithatë përkundër se vlera e tij është rritur, kjo nuk është vlera më e lartë që e ka pasur ylli kosovar ndonjëherë nga Transfermarkt.

Muriqi: Jemi në formë të lartë, shkojmë për fitore në Izrael
Lexo po ashtu Muriqi: Jemi në formë të lartë, shkojmë për fitore në Izrael

Vlera më e lartë e prizrenasit ishte në vitin 2020, kur vlerësohej 17 milionë euro.

Reprezentuesi kosovar synon që formën e mirë ta shfrytëzojë edhe te Kosova në ndeshjet e muajit mars ku luan në udhëtim te Izraeli dhe Dardanët presin Andorrën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori