LAJMI I FUNDIT:

Muriqi: Jemi në formë të lartë, shkojmë për fitore në Izrael

Muriqi: Jemi në formë të lartë, shkojmë për fitore në Izrael
Vedat Muriqi (Foto: Shpend Ahmeti)

Vedat Muriqi ka folur për ndeshjen me Izraelin, duke thënë që i pret një përballje e fortë, por Kosova shkon për fitore.

Kosova i fillon kualifikueset për Euro 2024 me plot entuziazëm, pasi lojtarët janë në formë të lartë dhe këtë e ka thënë edhe sulmuesi kryesor i ‘Dardanëve’, Muriqi.


“Jemi duke u përgatitur me optimizëm prej ditës së parë. Jemi me fat që kemi lojtarë në formë. Grupi ynë nuk është i lehtë por kemi gjasa të mëdha për kualifikim. Gjithsesi nuk mjaftojnë vetëm fjalët, por këtë duhet ta bëjmë edhe me punë brenda dhe jashtë fushës”.

“Mendoj që kemi kualitet për dy pozitat e para që na e sigurojnë kualifikimin në Evropian. Me përkrahjen e tifozëve dhe të shtetit tonë, besoj se me shokët e mi brenda fushës do t’ia arrijmë qëllimit dhe do ta bëjmë historinë bashkë. Shumica e lojtarëve janë që kanë shumë minutazh në ekipet e tyre dhe janë në formë të shkëlqyeshme, prandaj sigurisht që kjo do të vërehet që nga ndeshja e parë”.

Blendi Idrizi në formë para ndeshjeve me Kosovën: Jam i lumtur për ftesën, mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe të shkojmë në Evropian
Lexo po ashtu Blendi Idrizi në formë para ndeshjeve me Kosovën: Jam i lumtur për ftesën, mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe të shkojmë në Evropian

“Normalisht duhet edhe pak fat, por do të shkojmë në Izrael për fitore. Izraeli së bashku me Zvicrën janë rivalët më të fortë në grup dhe që parashikohet ta kalojnë grupin. Por, ne do të shkojmë atje ta bëjmë surprizën. Kur them surprizën e them në aspektin medial, ngase për neve nëse fitojmë atje nuk është surprizë sepse ne po shkojmë atje për fitore, pasi synojmë t’i fillojmë mbarë kualifikimet”.

“Me këtë kualitet që kemi besoj se do të arrijmë diçka që e kemi pritur për shumë vite. Na ka marrë malli për tifozët tanë ‘Dardanët’, të cilët na përkrahin anë e mbanë botës pa marrë parasysh se ku jemi. Dua që ata vetëm të kenë durim dhe të na përkrahin si gjithmonë”, ka thënë Muriqi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori