LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së: Me marrëveshjen e Ohrit, Kosovës i janë hapur dyert në mekanizmat ndërkombëtar

Deputetja e LVV-së: Me marrëveshjen e Ohrit, Kosovës i janë hapur dyert në mekanizmat ndërkombëtar

Arbreshë Kryeziu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se në marrëveshjen e 18 marsit të arritur në Ohër të Maqedonisë,  nuk bëhet fjalë për “Zajednicë” por për vetmenaxhim.

E ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit , Kryeziu ka deklaruar se është arritur që të zhbëhet ideja e një Asociacioni dhe të krijohet ideja e “vetëmenaxhimit”.


“Nuk ka Zajednicë dhe është tepër shumë e rëndësishme edhe një fakt tjetër që kemi arrit që ta zhbëjmë në vete atë idenë e Asociacionit ose Zajednicës që në fakt ka qenë qëllimi kryesor i Serbisë që prej 2013-tës e tutje. Dhe kemi mbërri tek një term që po quhet  “vetëmenaxhim”. Dhe që po ashtu me propozim të Kryeministrit Kurti është arritur dakordimi që kurdo që të fillojnë diskutimet mbi ndërtimin e kësaj instatncë të re që po quhet ‘vetmenaxhim” të ketë përballë tre shtylla të rëndësishme”, ka deklaruar ajo gjersa ka theksuar se elementet përbëjnë vendimin e Gjykatës  Kushtetuese të vitit 2015, të jetë në përputhje me qëndrimin e Brukselit zyrtar dhe qëndrimin e SHBA-së në janar të këtij viti.

Krahas kësaj, deputetja Kryeziu ka deklaruar se me marrëveshjen e Ohrit, Kosovës i janë hapur dyert në mekanizmat ndërkombëtar dhe drejt rrugës së njohjes De-Facto.

“Nga marrëveshja e fundit të 18 marsit, gjithmonë duke u paraprirë nga ajo e 28 shkurtit, janë dy elemente shumë të rëndësishme të cilat i shohim që kanë dalë në pah dhe që rrjedhin pikërisht nga këto dy takime shumë të rëndësishme. E para është njohja De Facto të cilën e kuptojmë përmes katër neneve të para dhe tjetra që Kosovës i janë hapur mundësitë për të ecur përpara dhe nuk vazhdon të mbetet e izoluar në aspektin e integrimit dhe anëtarësimit nëpër organizata e mekanizma të shumtë ndërkombëtarë”.

Deputetja e LVV-së thotë se hapja e këtyre rrugëve ka qenë arsyeja pse një plan i tillë ka qenë i pranueshëm për Qeverinë Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori