LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Eliza Hoxha sulmohet nga qentë endacakë, lëndohet duke ikur

Deputetja Eliza Hoxha sulmohet nga qentë endacakë, lëndohet duke ikur

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, të dielën në mbrëmje ka qenë cak i sulmit të qenve endacakë në Prishtinë.

Ajo ka bërë të ditur se është lënduar teksa ishte duke ikur nga këta qenë.


Deputetja opozitare thotë se kjo është hera e tretë që po i ndodhë një sulm i tillë në hapësirën e njëjtë.

“Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë…”, ka shkruar Hoxha.

“Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njëjtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruaj pavarësisht që për raste të tjera kam reaguar”.

Ajo i është drejtuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama që me ndërmarr diçka në këtë drejtim.

“Po i drejtohem kryetarit Rama e të tjerëve në Komunë pa dallim që me ndërmarr diçka.

Në studimet e shumta urbane për Prishtinën gjithmonë një nga atributet e forta të saj ka dal të jetë siguria në qytet. Ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut.

“Unë jam pjesë e atyre që i duan kafshët dhe nuk dua të cënohen, por kur jeta e njerëzve cënohet përditë duhet të mendohet për një zgjidhje për të dy palët”, ka deklaruar Hoxha.

Qentë endacakë bredhin rrugëve të Prishtinës me vite.

Disa prej tyre janë edhe agresivë dhe sulmojnë qytetarët.

Komuna e Prishtinës thotë se ka nisur së zbatuari një strategji, përmes së cilës synon të ulë numrin e qenve endacakë, si dhe të bëjë menaxhimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori