Festivali i Këngës në Radio Televisioni nShqiptar është kthyer në një prej temave më të përfoluira të këtyre ditëve.
Edicioni i 61-të i festivalit në fjalë shpalli fituese Elsa Lilën me këngën “Evita”, të dytën Albina Kelmendin dhe familjen e saj për këngën “Duje” dhe në vendin e tretë grupin 2Farm me këngën “Atomike” – sipas jurisë profesionale.
Mirëpo ishte votimi i publiku ai i cili përcaktoi këngën përfaqësueses të Shqipërisë në “Eurovision 2023”, e cila u zgjodh të jetë kënga e vendit të dytë.
Megjithëse është përfolur nga disa prej mediave të shkruara në Shqipëri për një hatërmbetje të artistes së madhe Elsa Lila, e cila u rikthye pas 25 vitesh në këtë festival, ishte dirigjenti i saj ai i cili dha më në fund një përgjigje.
Dirigjenti i mirënjohur Enrico Melozzi i cili erdhi enkas nga Italia për ta shoqëruar në skenë Elsën gjatë interpretimit, bëri një reagim të fortë publik në Facebook Story, duke hedhur një sërë pyetjesh në formë akuzash ndaj këngës “Duje”.
Ky është reagimi i mjeshtrit të muzikës, Enrico Melozzi (Pa ndërhyrje):
“Elsa Lila triumfon në Festivalin e Këngës Rtsh me nji këngë fantastike, harmonikisht komplekse dhe të sofistikuar dhe ky është një lajm i mirë Për Shqipërinë. Por fatkeqësisht është një fitore e hidhur, sepse kam shumë dyshime se kush dhe si u shpärblye bileta e Eurovizionit. Pyes veten: a ështä e mundur qi nji artist të propozojë dhe ti regjistrohet si solist, me një emir që botohet në të gjitha gazetat e botës, dhe pastaj të paraqitet si grup, qoftë edhe me një emir tjetër?? A ka mundësi qi ky grup të mos paraqitet ni prova dhe të zbulohet vetëm në para-gjeneral, madje duke shkaktuar probleme teknike pasi askush nuk dinte Për praninë e një grupi vokal dhe nuk ishin siguruar mikrofonat e nevojshëm? A ka mundësi që grupi në fjalë t’i paguajë 5000 euro mikrofonat duke i sjellë nga shtëpia? A ështä e mundur të ketë një bis në skenän e njä konkursi sepse publiku (i ardhur nga Kosova në kurriz ti grupit vokal në fjalë!!!) duartroket dhe bërtet duke harruar qdo rregull të fairplay? Të gjithi e dimë qi disa vite më pare një këngëtare u skualifikua Për të përmendur thjesht refrenin, Për ti njäjtän arsye. por mbi të gjitha: a është e mundur qi eurovizion t’u jepet atyre qä arrijnë tä marrin më shumë karta telefonike Për të votuar? A ka mundësi qi dyqani Vodafone prani teatrit ti japi 5 karta telefoni Për të hedhur 15 vota, kush tregon se ka një biletë Për në finale? Dhe shumë pyetje të tjera më vijnë nga thellësia e hidhërimit tim. Shpresoj se këtyre pyetjeve do përgjigjet drejtësia qi do ti hetojä kiti fatkeqësi dhe qi Iejoi të ndodhä e gjithë kjo, pa kontroll dhe respekt minimal Për karrierën e atyre qi në vend të kësaj luajtën duke respektuar ti gjitha rregullat. duke demonstruar se arroganca dhe injoranca mbizotëronte mbi bukurinë dhe kulturën”, ka shkruar dirigjenti Melozzi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici?
A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania
Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend