LAJMI I FUNDIT:

Ndalja e Messit dhe Mbappes, Sacchi sugjeron përdorimin e metodës së tij për Maradonën

Ndalja e Messit dhe Mbappes, Sacchi sugjeron përdorimin e metodës së tij për Maradonën

Me tifozët e futbollit që debatojnë për Kylian Mbappe dhe Lionel Messi përpara finales së Kupës së Botës të së dielës, Arrigo Sacchi beson se dy sulmuesit mund të ndalohen me të njëjtën metodë që ai përdori për të ndalur Diego Armando Maradonam.

Superyjet e PSG-së do të takohen në finalen e Kupës së Botës të dielën. Mbappe e ngriti trofeun në Rusi katër vjet më parë, ndërsa Messi humbi finalen nga Gjermania në vitin 2014.


Ata të dy do të luajnë një finale të Kupës së Botës për herë të dytë në karrierën e tyre dhe pritet të jenë lojtarët kryesor të kësaj finale në “Katar 2022”.

Sacchi shpjegoi shkurtimisht metodën që përdori për të ndaluar Maradonën kur skuadra e tij Milan u përball me Napolin.

“Kishte tre mënyra. E para ishte mbajtja e topit, kështu që Diego nuk e kishte atë. E dyta ishte të shtypnim lart, në mënyrë që Diego të mos e merrte topin. Së treti, nëse Diego do ta merrte topin, ne do të përballeshim me të si të vetëm”,

“E njëjta gjë vlen edhe për Messin dhe Mbappen, dy fenomene”, ka zbuluar Sacchi gjatë një interviste me La Gazzetta Dello Sport.

Në pjesën e parë të intervistës së tij, Sacchi tha se Messi është bërë lider i Argjentinës dhe ende nuk e ka parë të fajësojë ndonjë shok skuadre.

Ai vlerësoi gjithashtu yjet e Milanit, Theo Hernandez dhe Olivier Giroud, të cilët kanë ndihmuar Francën të arrijë në finalen e dytë radhazi në Kupën e Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori