Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport del me vendim për dhunën e shkaktuar në Superkupën e Kosovës
Është mbajtur mbledhja e Këshillit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportivee, pas dhunës që pati në finalen e Superkupës mes Prishtinës dhe Trepçës.
Pas shqyrtimit të rrethanave të përgjithshme dhe atyre specifike lidhur me incidentet e mbrëmshme, Këshilli ka hartuar kërkesat dhe rekomandimet që të ndalohet udhëtimi i tifozëve në ngjarjet e udhëtimit të basketbollit.
Është kërkuar edhe nga Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit që ta përfshijë në planifikimin buxhetor për vitin 2023 vendosjen e sistemit të kamerave të sigurisë në të gjitha palestrat sportive, ndërsa në vazhdim të procesit vendosja e kamerave të sigurisë të bëhet edhe në të gjitha stadiumet e futbollit.
Komunikatë për opinionin publik
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, të mbajtur sot (12 Dhjetor), anëtarët e Këshillit i kanë trajtuar me seriozitetin dhe urgjencën maksimale incidentet e shkaktuara në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Superkupës së Basketbollit të Kosovës ndërmjet K.B. Prishtina dhe K.B. Trepça, si edhe incidentet e shkaktuara në ndeshjen paraprake të Superkupës ndërmjet K.B. Bashkimi dhe K.B. Peja.
Këshilli për Sport shpreh indinjatën e thellë dhe i dënon rëndë incidentet e shkaktuara nga pjesëtarët e grupeve të tifozëve që identifikohen si: “Plisat” nga Prishtina, “Torcida” nga Mitrovica, “Arpagjikët” na Prizreni dhe “Shqiponjat” nga Peja, si edhe kërkon nga të gjitha organet ligj-zbatuese që të ndërmarrin urgjentisht të gjitha veprimet përkatëse ligjore për identifikimin e personave që kanë kryer vepra të kundërligjshme dhe të marrin masat përkatëse për dënimin e tyre.
Njëkohësisht, Këshilli për Sport e dënon ashpër sulmin e shkaktuar nga huliganët ndaj katër zyrtarëve të Policisë së Kosovë, të cilët pësuan lëndime trupore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si edhe ndaj qytetarëve që poashtu u lënduan nga personat e papërgjegjshëm, dhe të gjithëve iu uron shërim të shpejtë.
Për informim të opinionit të gjerë publik, anëtarët e Këshillit për Sport janë angazhuar që prej mbrëmë në funksion të adresimit adekuat të incidenteve të shkaktuara nga huliganët, ndërsa që jemi njoftuar se dy prokurorë nga Prokuroria e Prishtinës menjëherë kanë dalë në vendngjarje, të cilët bashkë me zyrtarët e Policisë së Kosovës janë duke punuar në vazhdimësi për identifikimin e personave që kanë shkaktuar incidentet e mbrëmshme, dhe së shpejti priten veprimet konkrete për vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Përveç dëmeve të shkaktuara nga veprimet e tilla huliganeske në aspektin e prishjes së imazhit të përgjithshëm të shtetit dhe institucioneve që përkrahin dhe organizojnë ngjarjet sportive, shkaktimit të veprave tjera kundërvajtëse dhe penale (sharjet në kor, hedhja e mjeteve piroteknike, pjesëmarrja në sulm fizik, etj.), janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale duke dëmtuar pronën publike të palestrës sportive, dhe personat keqbërës duhet të mbahen përgjegjës për të gjitha këto shkelje.
Pas shqyrtimit të rrethanave të përgjithshme dhe atyre specifike lidhur me incidentet e mbrëmshme, Këshilli ka hartuar kërkesat dhe rekomandimet vijuese:
Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër;
Kërkohet nga të gjitha grupet e tifozëve të cilët deri më tani nuk janë regjistruar tek Departamenti i Organizatave Joqeveritare (DOJQ) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ta bëjnë këtë gjë në afatin më të shkurtër kohor, dhe pas regjistrimit ta deponojnë listën me emrat e kryesisë dhe emrat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të OJQ-së tek Drejtoria për Sport e Komunës përkatëse;
Kërkohet nga Federata e Basketbollit të Kosovës që të aplikojë me rigorozitetin maksimal të gjitha dispozitat normative përkatëse që janë në kuadër të Propozicioneve të Garave të FBK-së.
Kërkohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që ta përfshijë në planifikimin buxhetor për vitin 2023 vendosjen e sistemit të kamerave të sigurisë në të gjitha palestrat sportive, ndërsa në vazhdim të procesit vendosja e kamerave të sigurisë të bëhet edhe në të gjitha stadiumet e futbollit; /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona
“Ka pasur momente kur kam qenë më i mirë se Messi” – Enis Bardhi tregon se krahasimet me argjentinasin e bëjnë krenar
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë