LAJMI I FUNDIT:

Dikur kompozonte këngë për të tjerët për të fituar para, sot Bebe Rexha numëron pasuri milionëshe

Dikur kompozonte këngë për të tjerët për të fituar para, sot Bebe Rexha numëron pasuri milionëshe
Bebe Rexha (Foto: Taylor Hill/FilmMagic)

Si një kantautore me një numër të madh hitesh nën emrin e saj, Bebe Rexha ka krijuar një pasuri të konsiderueshme.

Që nga viti 2022, këngëtarja e hitit “Say My Name” ka një llogari bankare prej pesë milionë dollarësh (4.7 milionë euro), sipas Celebrity Net Worth, shkruan Life and Style Magazine.

Si i fiton para Bebe Rexha?

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for MTV/Paramount Global)

Edhe pse Bebe nënshkroi kontratë me shtëpinë diskografike ‘Warner Bros. Records’ si artiste solo në vitin 2013, ajo nisi fillimisht të kompozonte këngë për artistë të tjerë. Një nga këngët që ajo kompozoi ishte “The Monster” e interpretuar Eminem dhe Rihanna, e cila u ngjit në vendin e parë në klasifikimin Billboard Hot 100 nr. 1.

Kënga në fjalë gjithashtu fitoi çmimin “Performanca më e mirë rap” në edicionin e 57-të të çmimeve Grammy.

Meritat e tjera të Bebe Rexhës në shkruarjen dhe kompozimin e këngëve përfshijnë “Like a Champion” të Selena Gomez dhe “Glowing” të Nikki Williams.

Bebe Rexha (Foto: Rich Fury/MTV VMAs 2020/Getty Images for MTV)

Në vitin 2014, ishte radha e saj të shkëlqejë pasi ajo publikoi këngën e saj debutuese, “I Can’t Stop Drinking About You”, pasuar nga “I’m Gonna Show You Crazy” dhe “Gone”. Ajo shënoi hitin e saj të parë global me këngën “Me, Myself and I” në bashkëpunim me G-Eazy.

Në 2017, Rexha publikoi mega-hitin “Meant to Be” me dyshen e famshme të muzikës country, Florida Georgia Line. Kënga arriti deri në vendin e dytë në tabelën e Billboard Hot 100 dhe theu një rekord duke kaluar 50 javë në vendin e parë në listën e këngëve të zhanrit country në ShBA. Ajo pati sukses të mëtejshëm me hitin e saj të vitit 2019, “Last Hurrah”.

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images)

Bebe ka gjetur sukses edhe në koncerte, pasi turneu është vendi ku një artist mund të bëjë vërtet shumë para. Ajo pati turneun e saj të parë “All Your Fault” në vitin 2017 dhe ka qenë një hap i lakmuar gjatë viteve. Ajo pati një turne edhe më të suksesshëm me Burni Mars në vitin 2018. Turneu i saj më i fundit ishte ai i vitit 2019 me Jonas Brothers, i titulluar “Happiness Begins”.

Artistja e talentuar rinovoi kontratën e saj të bashkëpublikimit në mbarë botën me shtëpinë diskografike BMG në 2018. Që nga nënshkrimi i saj fillestar në vitin 2013, ajo grumbulloi “11 milionë shitje të përgjithshme të vetme, 3.35 miliardë transmetime totale globale dhe një audiencë radioje prej më shumë se 10 miliardë sosh”.

Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images for MTV/Paramount Global)

“Të punosh dhe të shohësh karrierën e Bebe Rexhës të shpërthejë me kalimin e viteve ka qenë një burim i madh krenarie për BMG-në,” tha në atë kohë Presidenti i BMG-së për ShBA, Zach Katz.

“Puna e palodhshme që ajo ka bërë në zanatin e saj të kompozimit të këngëve është e dukshme në suksesin e jashtëzakonshëm që ajo ka arritur, duke u bërë një nga kantautoret më të kërkuara për artistët e rinj emocionues sot”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Karim Adeyemi dhe Loredana publikojnë imazhe nga momentet e këndshme që po shijojnë në Ferizaj

Karim Adeyemi dhe Loredana publikojnë imazhe nga momentet e këndshme që po shijojnë në Ferizaj

Magazina
Prezantuesi i emisionit qëllon shqiptar, Rita Ora dhe moderatori flasin shqip gjatë emisionit britanik në radio

Prezantuesi i emisionit qëllon shqiptar, Rita Ora dhe moderatori flasin shqip gjatë emisionit britanik në radio

Magazina
Rita Ora thotë se nuk e di nëse mund të kryejë marrëdhënie me burrin në shtëpinë e prindërve të saj, pasi po qëndrojnë aty për pak kohë

Rita Ora thotë se nuk e di nëse mund të kryejë marrëdhënie me burrin në shtëpinë e prindërve të saj, pasi po qëndrojnë aty për pak kohë

Magazina
Edhe pse është miliardere, Kylie Jenner thotë se ua përgatit vet mëngjesin fëmijëve të saj

Edhe pse është miliardere, Kylie Jenner thotë se ua përgatit vet mëngjesin fëmijëve të saj

Magazina
Me një dasmë unike dhe shumë mysafirë, menaxheri Flakron Hadergjonaj martohet me bukuroshen Klementina Hakaj

Me një dasmë unike dhe shumë mysafirë, menaxheri Flakron Hadergjonaj martohet me bukuroshen Klementina Hakaj

Magazina
Me fustan transparent dhe lëvizje sensuale, Xhensila Myrtezaj shfaqet tejet provokuese në një koncert

Me fustan transparent dhe lëvizje sensuale, Xhensila Myrtezaj shfaqet tejet provokuese në një koncert

Magazina
Kalo në kategori