LAJMI I FUNDIT:

I sugjerojnë ndërhyrje kirurgjikale për dobësim, Bebe Rexha: Unë ha shumë dhe kam çrregullim hormonal që më bën të shtoj peshë

I sugjerojnë ndërhyrje kirurgjikale për dobësim, Bebe Rexha: Unë ha shumë dhe kam çrregullim hormonal që më bën të shtoj peshë
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “I’m good (Blue)” me David Guettan.

Ajo së fundmi performoi live në NRJ Music Awards 2022, gjersa ka arritur të nominohet edhe për mbrëmjen e madhe të çmimeve, Grammy Awards 2023.

Rexha ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.


Foto: Bebe Rexha/Instagram

Jo pak herë, 33-vjeçarja nuk nguron që t’iu përgjigjet fansave të saj në Twitter kur ata i shkruajnë ndonjë pyetje apo status dedikuar saj.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “I’m a mess” i është përgjigjur një fansi i cili i sugjeroi asaj një ndërhyrje estetike për të humbur peshën, për të cilën është kritikuar shpesh herë.

“I dashur, unë ha shumë dhe kam sindromën e vezoreve policistike dhe marr ilaçe që më bëjnë të shtoj peshë. Më beso se do të doja të isha më i vogël jo më e madhe”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.

Përndryshe, artistja me renome botërore është kritikuar shpesh për kilogramët e tepërt, madje në vitin 2019 ajo kishte dalë publikisht me një video në rrjetet sociale duke reaguar kundrejt shtëpive të famshme të modës që refuzuan dizajnimin e fustanit të saj, për shkak të përmasave të saj trupore. /Telegrafi/

Dukja e Bebe Rexhës në Grammy (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori