LAJMI I FUNDIT:

Neymar zbulon katër favoritët e tjerë të Kupës së Botës “Katar 2022” krahas Brazilit

Neymar zbulon katër favoritët e tjerë të Kupës së Botës “Katar 2022” krahas Brazilit

Neymar ka emëruar katër vende të tjera krahas Brazilit që ai i konsideron ‘plotësisht të aftë’ për të arritur në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022” që fillon të dielën.

Brazili hyn në turne si një nga favoritët kryesor, duke kërkuar të rrisë numrin rekord të titujve të Kupës së Botës në gjashtë me një triumf të parë në skenën globale pas 20 viteve.


Selecao janë të pajisur mirë për ta bërë këtë, me Neymarin në Kupën e tij të tretë të Botës dhe të mbështetur nga një skuadër e talentuar me lojtarë si Alisson, Casemiro, Vinicius Junior dhe Marquinhos.

Por, konkurrenca është e ashpër, veçanërisht nga rivalët e Amerikës së Jugut, Argjentina dhe disa nga gjigantët e Evropës.

“Kupa e Botës është plot befasi. Ju shihni skuadra që papritur arrijnë shumë larg në garë edhe nëse shumë nuk besojnë në to”, ka thënë fillimisht Neymar për The Telegraph.

“Por unë besoj se favoritët janë Argjentina, Gjermania, Spanja dhe Franca. Mendoj se ata katër së bashku me Brazilin janë plotësisht të aftë për të arritur në finale”.

“Unë me të vërtetë harrova Anglinë, por padyshim që ata kanë një shans! Më pëlqejnë shumë Kane dhe Sancho. Ata janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm dhe unë kam një dashuri të veçantë për ta, sepse më pëlqejnë lojtarët që kanë cilësitë e tyre”, përfundoi braziliani, megjithëse Sancho nuk është ftuar fare nga Anglia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori