LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Bayern Munichu dhe Real Madridi do të përballen nesër (e martë) në kuadër të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët do të jenë nikoqir të ndeshjes së parë e cila do të luhet në tempullin “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.


Sot (e hënë) të dy trajnerët ishin të pranishëm në konferencën për shtyp ku folën para këtij dueli kyç.

Thomas Tuchel mes të tjerash insistoi se reprezentuesi gjerman Serge Gnabry do të shënojë patjetër në sfidën ndaj Real Madridit.

Thomas Tuchel zbulon se çfarë i duhet Bayernit për të eliminuar Real Madridin në gjysmëfinale
Lexo po ashtu Thomas Tuchel zbulon se çfarë i duhet Bayernit për të eliminuar Real Madridin në gjysmëfinale

“Serge Gnabry do të shënojë nesër. Do të ndodhë. Nuk e di se si, por do të ndodhë”, ishin fjalët që tha Tuchel.

Lidhur me këto fjalë që tha tekniku gjerman u pyet në konferencë Carlo Ancelotti i cili iu përgjigj me shaka pretendimeve të tij.

“Gnabry? Ai ka mundësi të shënojë njësoj siç kanë Kane ose Musiala. Unë mendoj se Vinicius ka më shumë gjasa të shënojë se sa Mendy, por këto janë statistika”, ka thënë Ancelotti.

Gnabry ka patur minuta të limituara këtë sezon për Bayernin kryesisht për shkak të lëndimeve, dhe në 17 paraqitje këtë sezon, ka qenë autor i pesë golave të shënuar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka, lojtari i dytë më me ndikim në botë - para tij vetëm ylli i Man Cityt

Granit Xhaka, lojtari i dytë më me ndikim në botë - para tij vetëm ylli i Man Cityt

Bundesliga
Interi e konsideron transferimin e yllit të Real Madridit

Interi e konsideron transferimin e yllit të Real Madridit

Serie A
Dhjetë sportistët më të paguar në botë 2024 - veteranët ende mbajnë fronin

Dhjetë sportistët më të paguar në botë 2024 - veteranët ende mbajnë fronin

Sport
Gjermania publikon listën për Euro 2024, Nagelsmann lë jashtë katër lojtarë të mëdhenj

Gjermania publikon listën për Euro 2024, Nagelsmann lë jashtë katër lojtarë të mëdhenj

Përfaqësueset

"Gjyqtari gaboi, zemërimi i Bayer Munich është i justifikuar" - Kroos flet për episodin e diskutuar

Liga e Kampionëve
“Do të punoj 100%”, Klopp tregon se çfarë do të ndodhë për të pas largimit nga Liverpooli

“Do të punoj 100%”, Klopp tregon se çfarë do të ndodhë për të pas largimit nga Liverpooli

Ndërkombëtare
Kalo në kategori