LAJMI I FUNDIT:

Ish-i punësuari ia vë flakën zyrës së drejtorit të konviktit “Pellagonija” në Shkup, MPB jep detajet

Ish-i punësuari ia vë flakën zyrës së drejtorit të konviktit “Pellagonija” në Shkup, MPB jep detajet

Nuk i vazhdohet kontrata, demolon me çekan dhe më pas i vë zjarrin zyrës së drejtorit të shtëpisë së studentëve “Pellagonija” në Kisella Vodë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, ku sipas burimeve, një ish i punësuar fillimisht ka pasur një zënkë verbale me drejtorin ndërsa më pas ka demoluar zyrën dhe i ka vënë flakën. Nga shtëpia e studentëve thonë se zjarri është vënë menjëherë nën kontroll, nuk ka asnjë të lënduar dhe konvikti vazhdon të funksionojë pa pengesa. Nga policia thonë se bëhet fjalë për një person me iniciale N.J i cili së bashku me një person tjetër i kanë vënë flakën zyrës.

“Në SPB Shkup personi me iniciale A.F (36) i punësuar si drejtor në shtëpinë studentore në Kisella Vodë, Shkup, denoncoi se në vendin e punës pas një zënke verbale N.J ish i punësuar, së bashku me një person tjetër, kanë hedhur lëng të djegshëm, pas çka ka ndodhur zjarri. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga njësia e zjarrfikësve Shkup. Policët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

Studentët për Alsat thonë se incidentet e tilla shkaktojnë pasiguri.

“Isha duke ardhur nga shkolla dhe pash se kishte filluar një zjarr, ishte mbledhur këtu policia dhe të gjithë dhe pash që karriget po i sistemonin jashtë pasi nuk ndjeheshin të sigurt edhe studentët. Pastaj na ndaluan tek dera dhe nuk na lejonin të dilnim jashtë…00:38 Për siguri nuk mund të them se ndihemi aq të sigurt, nuk është faji as te drejtoria as tek stafi, këtu është faji shtetit sepse nuk I sistemojnë studentët ashtu si duhet”, deklaroi një student.

Në këtë konvikt banojnë rreth 1000 studentë nga të gjitha qytetet e shtetit dhe sipas burimeve brenda, pas shumë kohësh për herë të parë janë të mbushura pothuajse të gjitha kapacitetet, ku nga gjithsej 999 shtretër 997 janë të mbushur.

Në trend Lajme

Më shumë
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Lajme
Zharko Cvetkoviq e Marijan Radojeviq të dyshuarit për armatimin e kapur në veri, Elshani: Ata janë në kërkim për rastin Banjska

Zharko Cvetkoviq e Marijan Radojeviq të dyshuarit për armatimin e kapur në veri, Elshani: Ata janë në kërkim për rastin Banjska

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Siguri
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Kalo në kategori