LAJMI I FUNDIT:

Liga e Kampionëve zgjedh formacionin e ndeshjeve të fundit të grupeve, rreshtim shumë sulmues

Liga e Kampionëve zgjedh formacionin e ndeshjeve të fundit të grupeve, rreshtim shumë sulmues

Me mbylljen e ndeshjeve të fundit të grupeve është zgjedhur edhe formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, ku nuk mungojnë befasitë.

E marta dhe e mërkura ishte e rezervuar për emocionet e Ligës së Kampionëve, ku tashmë u mësuan 16 skuadrat që kaluan në raundin tjetër.


Edhe në këto ndeshjet e fundit të grupeve, pati lojtarë të cilët shkëlqyen në aspektin individual, por edhe ndihmuan klubin e tyre drejt rezultateve të mira.

Pas këtyre takimeve, Liga e Kampionëve ka hapur si gjithmonë votimin, ku me votat e tifozëve është zgjedhur edhe formacioni më i mirë i javës.

Megjithatë, befasia e madhe e këtij rreshtimi 3-4-3 është se ka shumë sulmues në formacion.

Në portë gjendet Thibaut Courtois (Real Madrid, ndërsa në mbrojtje janë votuar Benjamin Pavard (Bayern Munich), Virgil Van Dijk (Liverpool) dhe Alex Grimaldo (Benfica).

Mesfusha është e zënë me emra si Federico Valverde (Real Madrid), Christopher Nkunku (RB Leipzig), Mohammed Kudus (Ajax) dhe Ferran Torres (Barcelona).

Në sulm janë votuar emra si Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), Olivier Giroud (Milan) dhe Julian Alvarez (Manchester City). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori