LAJMI I FUNDIT:

Mehaj iu drejtohet kadetëve të rinj të FSK-së: Për liri jetojmë, për liri vdesim, pa liri nuk ekzistojmë

Mehaj iu drejtohet kadetëve të rinj të FSK-së: Për liri jetojmë, për liri vdesim, pa liri nuk ekzistojmë

Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, sot, u mbajt ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se për katër vitet e ardhshme kadetët do të edukohen, të arsimohen dhe të stërviten “Që të jenë udhëheqës me karakter të lartë, ndaj vlerave, detyrës, nderit dhe atdheut”.


Ai po ashtu tha se kërkon nga ta që çdo ditë të studiojnë e të formojnë me ushtri historinë e popullit.

“Jemi sot këtu së bashku për të uruar ditën e betimit të kadetëve… Për katër vitet e ardhshme do të përgatiteni me karrierë profesionale, në shërbim të atdheut si oficerë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Kërkoj nga ju që çdo ditë të studioni e të formoni me ushtri historinë e popullit tonë, kjo histori që përmban edhe luftën tonë për liri, drejtësi, barazi”, tha ai.

Mehaj tha se pa heronjtë e Kosovës, vendi nuk do të kishte të kaluar të lavdishme dhe as të ardhme të ndritur.

“Pa heronjtë tanë nuk do të kishim as të kaluar të lavdishme dhe as të ardhme të ndritur. Për liri jetojmë, për liri vdesim, pa liri nuk ekzistojmë”, ka thënë Mehaj.

Ministri Mehaj gjithashtu iu drejtua kadetëve duke ju thënë që pret zhvillimin e tyre ushtarak.

“Nga ju pres që për katër vitet e ardhshme që të arrini zhvillimin e juaj ushtarak. Nga ju pres për katër vitet e ardhshme që të arrini zhvillimin e duhur ushtarak, fizik dhe moral. Të formoheni, t’i bashkoheni me stërvitje dhe operacione ndërkombëtare në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal por dhe më gjerë. Krah për krah ndaj njëri –tjetrit. Kam besim të plotë në ju”, tha tutje Mehaj.

Ai po ashtu iu drejtua edhe prindërve të kadetëve të rinj.

“Prindër, nëna e baballarë së bashku do të udhëtojmë së bashku me brenga dhe me shqetësimin tuaj si prind për kadetë. Mirëpo, ju jeni të fortë dhe keni qenë gjithmonë të fortë. Dashurinë që e keni për të ju shërbyer atdheut është më e fuqishme se secila brengë tjetër. Faleminderit që Kosovës sot po ia falni më të dashurin tuaj. Përulemi gjithmonë para madhështisë tuaj”, tha ndër të tjera ministri Mehaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori