Pesë shkolla në komunën e Gjakovës nisin sot procesin mësimor. Kështu është njoftuar zyrtarisht Drejtoria e Arsimit në këtë komunë.
Shkollat që kanë dalë me këtë vendim janë: shkolla fillore “Mustafa Bakija”, shkolla “Fan. S. Noli” në Dujakë, shkolla “Emin Duraku”, “Fehmi Agani” dhe shkolla “Yll Morina”.
Drejtoresha e Arsimit e komunës së Gjakovës, Eranda Kumnova Baçi në një deklaratë për Telegrafin bëri të ditur se pesë shkollat e kanë njoftuar zyrtarisht për nisjen e procesit mësimor.
“Ne si Drejtori e Arsimit që nga 1 shtatori kemi qenë të gatshëm të nisim procesin mësimor por për shkak se mësimdhënësit i janë përgjigjur grevës mësimi nuk ka nisur. Mësimdhënësit vet kanë vendosur t’i përgjigjen grevës, vet kanë vendosur që këto shkolla të nisin procesin mësimor”, tha Kumnova Baçi.
Ajo më tej bëri të ditur se ishte vazhdimisht në kontakt me drejtoritë e shkollave dhe siç kanë deklaruar nuk kanë pasur presion politik, por sipas drejtoreshës së Arsimit në Gjakovë me gjasë presioni i prindërve ka bërë që disa shkolla të nisin mësimin.
Në njoftimin e shkollës “Mustafa Bakija” thuhet se përkundër ndërprerjes së grevës, mësimdhënësit e shkollës nuk janë dakord me mosrealizimin e kërkesave të tyre, dhe se janë të zhgënjyer nga takimi i fundit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Grevist.
Sot bëhen dy javë që rreth 300 mijë nxënës nuk kanë mundur të jenë në bankat shkollore, për shkak të grevës të BSPK-së, rrjedhimisht të SBASHK-ut.
Kërkesa e SBASHK-ut është që Qeveria e Kosovës t’i mbështetë me 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për paga, derisa Qeveria thotë se ka ndarë ka 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik në kuadër të pakos për përballje me inflacionin.
Po ashtu, Qeveria thekson se janë bërë disa lëvizja në sektorin e arsimit e të cilat ishin kërkesa të SBASHK-ut.
Ndërkaq, nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, e ftuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com tha se greva nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi, ndërsa shtoi se presin që Qeveria e Kosovës të reflektojë në realizimin e kërkesave të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
“Shpresa vdes e fundit. Herë dokurdo duhet të arrihet një zgjidhje. S’mundet greva të vazhdojë deri në pafundësi. Dëshira më e madhe e mësimdhënësve është që mësimi të fillojë qysh nesër. Të gjithë mësimdhënësit janë gëzuar për takimin e djeshëm me kryeministrin. Menduam se do të arrihet një marrëveshje”.
Mes tjerash, nënkryetarja e SBASHK-ut bëri të ditur se numri i shkollave të cilat janë në grevë aktualisht është 1 mijë e 187. E për dëmin që po u shkaktohet nxënësve Shala fajësoi Qeverinë.
Ndryshe, njohës të fushës së arsimit ditë më parë kanë theksuar për Telegrafin se çështje e kthimit të nxënës në proces mësimor nuk është çështje pazaresh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë