LAJMI I FUNDIT:

2 Ton bën paralajmërimin e këngës së re

2 Ton bën paralajmërimin e këngës së re
Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ka bërë paralajmërimin e një projekti të ri muzikor.

Nëpërmjet një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory, ai tregon se së shpejti vjen me këngë të re.


Tutje në postim, këngëtari shqiptar ka zbuluar edhe emrin e këtij projekti që titullohet “Adrenalina”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Adrenalina shumë shpejt”, ka thënë ai.

2 Ton publikon këngën e re "Emocionona"
Lexo po ashtu 2 Ton publikon këngën e re "Emocionona"

Në bazë të këtij përshkrimi duket se Arton Avdyli (emri i vërtetë) po vjen sërish me një këngë ritmike.

View this post on Instagram

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial)

I fundit realizim i 33-vjeçarit mbetet “Emocionona” që e solli rreth një muaj më parë, më 6 gusht.

Për këtë periudhë ka mbledhur mbi pesë milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/