LAJMI I FUNDIT:

Super kompjuteri parashikon tabelën finale të Ligës Premier për edicionin 2022/23 – pas fitores së United ndaj Liverpoolit

Super kompjuteri parashikon tabelën finale të Ligës Premier për edicionin 2022/23 – pas fitores së United ndaj Liverpoolit

Një super kompjuter ka parashikuar se si do të përfundojë tabela e Ligës Premier pasi Manchester United mundi Liverpoolin.

Erik ten Hag e shijoi fitoren e tij të parë si trajner i United, por ai ende ka shumë punë për të ngritur skuadrën në majën e tabelës dhe ta mbajë aty.


Kjo është sipas një super kompjuteri që përdori analizën e këtij fill sezoni për të projektuar tabelën përfundimtare të Ligës Premier pas raundit të tretë të ndeshjeve.

"Grup i Vdekjes" mund të ketë edhe për Manchester Cityn në fazën e zjarrtë të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu "Grup i Vdekjes" mund të ketë edhe për Manchester Cityn në fazën e zjarrtë të Ligës së Kampionëve

Të dhënat e grumbulluara nga aplikacioni “SBK” tregojnë se United është skuadra me gjasat më të vogla nga top gjashtja që të përfundojë në një vend për në Ligën e Kampionëve.

Super kompjuteri parashikon që ata të përfundojnë në vendin e gjashtë, përpara Newcastles në vendin e shtatë dhe një vend pas Chelseat.

Skuadra e Thomas Tuchel mund të rrëshqasë nga top katërshe për herë të parë që nga viti 2018, duke gjykuar nga forma aktuale.

Chelsea në Vazo 2: Blutë mund të kenë kundërshtarë të fortë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Chelsea në Vazo 2: Blutë mund të kenë kundërshtarë të fortë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Ndërkohë, Liverpooli nuk ka shënuar ende një fitore pas barazimeve me Fulham dhe Crystal Palace.

Por, super kompjuteri ende parashikon që Reds të përfundojnë të dytin pas Manchester Cityt – siç bënë sezonin e kaluar.

Chelsea në Vazo 2: Blutë mund të kenë kundërshtarë të fortë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Chelsea në Vazo 2: Blutë mund të kenë kundërshtarë të fortë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Pep Guardiola pritet të fitojë sërish Ligën Premier, që do të ishte hera e tretë radhazi dhe e pesta në total për trajnerin spanjoll.

Arsenali dhe Tottenhami pritet të përmbyllin katërshen e parë me Topçinjtë që kalojnë rivalët e tyre në Londrën veriore në vendin e tretë. /Telegrafi/

Manchester United parashikohet të përfundojë në vendin e gjashtë
Foto: The Sun

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori