LAJMI I FUNDIT:

“Grup i Vdekjes” mund të ketë edhe për Manchester Cityn në fazën e zjarrtë të Ligës së Kampionëve

“Grup i Vdekjes” mund të ketë edhe për Manchester Cityn në fazën e zjarrtë të Ligës së Kampionëve

Manchester City mund të përballet me një makth në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi shorti hidhet të enjten – pavarësisht se është në vazon 1.

Skuadra e Pep Guardiolës shpërblehet me një vend në vazon e parë pas fitimit të Ligës Premier, ndërsa skuadrat e tjera angleze si Chelsea, Liverpool dhe Tottenham janë në vazon 2.


Qytetarët nuk e kanë fituar kurrë garën më të madhe të Evropës për klube – duke humbur finalen e 2021-ës dhe më pas duke u eliminuar në mënyrë spektakolare me kampionët aktual, Real Madridi sezonin e kaluar.

Chelsea në Vazo 2: Blutë mund të kenë kundërshtarë të fortë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Chelsea në Vazo 2: Blutë mund të kenë kundërshtarë të fortë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Fatmirësisht për Guardiolën, ata nuk mund të përballen me titullarët në një përsëritje të gjysmëfinales së tyre pasi kampionët spanjollë dhe evropianë janë gjithashtu në vazon 1.

Cityt dhe Realit i bashkohen në vazon 1 kampionët e Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt, si dhe klubi numër 1 i UEFA-s, Bayern Munich dhe fituesit e tjerë të ligave si, Milan, Paris Saint-Germain, Porto dhe Ajax – pa skuadra ruse të lejuara.

City nuk mund të përballet me ekipet angleze si Chelsea, Liverpool apo Tottenham, por emri i spikatur i Vazo 2 është Barcelona.

Vazo 2 është e mbushur me shumë skuadra të rrezikshme, megjithatë, me Cityn në rrezik të përballjes me Juventus, Atletico Madrid, Sevilla ose RB Leipzig.

Skuadra e Pep Guardiolës humbi finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2021 nga Chelsea

Ndoshta skuadra më e fortë në Vazon 3 është Interi.

Ekipet në vazon 3 janë pothuajse të gjitha të përfunduara – me Benfikën që mund të jetë aty, në rast se fiton ndaj Dynamo Kievit në play-off.

Borussia Dortmund, Red Bull Salzburg, Napoli dhe Sporting Lisbona janë ndër skuadrat e tjera në Vazon 3.

Dhe për të kompletuar grupin e vështirë, Manchester City mund të duhet të luajë me Marseillen.

Liverpooli mund të jetë në "Grupin e Vdekjes" në shortin e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Liverpooli mund të jetë në "Grupin e Vdekjes" në shortin e Ligës së Kampionëve

Vazo 4 do të përfshijë patjetër Celtic dhe Club Brugge.

Vendet e mbetura do të plotësohen këtë javë deri në raundin final të play-off-it me Rangers, PSV Eindhoven, Kopenhagen dhe Red Star Beograd që shpresojnë të kualifikohen – në vend që të bien në Ligën e Evropës.

City do t’i zbulojë kundërshtarët e tyre me shortin që do të hidhet në Stamboll – ku do të luhet finalja e 2023 – në orën 17:00 të së enjtes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori