LAJMI I FUNDIT:

Kush është “shpëtimtari” i Putinit që u arrestua në Serbi me shumë të majme parash dhe smeraldë

Kush është “shpëtimtari” i Putinit që u arrestua në Serbi me shumë të majme parash dhe smeraldë

Hulumtimi i ri i agjencisë Reuters ka zbuluar se Kremlini prej kohësh kishte organizuar luftën në Ukrainë, ku qysh vitin e kaluar kishte dërguar agjentë të fshehtë, shpëtimtarë, që janë infiltruar në aparatin shtetëror të Ukrainës, në veçanti në Shërbimin Sekret të Ukrainës i njohur si SBU.

Sipas burimeve të kësaj agjencie, një prej këtyre shpëtimtarëve është Andri Naumov që u arrestua në Serbi në qershor të këtij viti, transmeton Telegrafi.


Në Ukrainë, Naumov është nën hetime nga byroja shtetërore e hetimeve nën dyshimin për tradhti, pasi i kishte dhënë agjencive të huaja sekrete për Çernobilin.

Zelensky thotë se është “shumë herët” të festohet dërgesa e parë e drithërave të Ukrainës
Lexo po ashtu Zelensky thotë se është “shumë herët” të festohet dërgesa e parë e drithërave të Ukrainës

Naumov ishte vënë në krye të COTIZ-it në vitin 2018, ndërmarrje shtetërore përgjegjëse për menaxhimin e aseteve të zonës të zonës radioaktive rreth Çernobilit.

Një pjesë e madhe e rolit të COTIZ-it ishte promovimi i “turizmit ekstrem” në zonën e përjashtimit, por kompania kishte rol në ruajtjen e sigurisë së zonës.

Më vonë, Naumov u bë shef i njësisë për siguri të brendshme pranë SBU-së, njësi që hulumton oficerët e dyshuar për aktivitete kriminale.

Vitin e kaluar është raportuar ishte parandaluar tentim vrasja e Naumovit nga ana e zyrtarëve tjerë të SBU-së.

Ai u zhduk pak para luftës dhe më pas u shfaq në Serbi në qershor. Në njoftimin e policisë serbe nga 8 qershori, thuhet se është arrestuar shtetasi ukrainas i identifikuar si A.N. në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë se po përdor centralin bërthamor në Ukrainë si “mburojë”
Lexo po ashtu Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë se po përdor centralin bërthamor në Ukrainë si “mburojë”

Ai kishte tentuar që përmes Serbisë të kalojë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë bastisjes së BMW-së, tek ai janë gjetur afro 125 mijë dollarë dhe 608 mijë dollarë tjera para të gatshme, si dhe dy smeraldë.

Policia kishte theksuar se ajo çfarë ishte gjetur në veturën e tij “rrjedh nga veprimtaria kriminale”, e Naumov vazhdon të jetë akoma në burg në Serbi.

Se është fjala për ish-gjeneralin e Shërbimit Sekret të Ukrainës (SBU), opinioni mësoi nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë 14 korrikut.

Ai asokohe në një konferencë për media në pyetjen e gazetarit të REL-it, ka deklaruar se “ka informacione” se është arrestuar Naumov, por nuk kishte zbuluar më shumë detaje.

Pas arrestimit të Naumovit, avokati i tij Viktor Gostilac, ka deklaruar për REL-in se klienti i tij ka mohuar akuzat në polici.

Për çfarë e akuzon Serbia? Andri Naumov në Serbi akuzohet për shpëlarje parash, që është vepër penale dhe ndaj tij aktualisht po zhvillohen hetimet.

Pavarësisht se po ndodh largimi masiv i qytetarëve, Rusia po tenton të reklamohet si vend i “ëndrrave” për të jetuar – videoja bëhet objekt tallje
Lexo po ashtu Pavarësisht se po ndodh largimi masiv i qytetarëve, Rusia po tenton të reklamohet si vend i “ëndrrave” për të jetuar – videoja bëhet objekt tallje

“Afati ligjor për hetimet është gjashtë muaj, aq sa mund të qëndrojë në paraburgim”, thuhet në përgjigjen e gjykatës serbe dërguar REL-it.

Në anën tjetër, Ukraina po shqyrton mundësinë që t’i drejtohet autoriteteve serbe lidhur me Andri Naumovin, ish-zyrtarin e lartë të inteligjencës ukrainase, që është në paraburgim në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar për Radio Evropën e Lirë, zyra e kryeprokurorit të Ukrainës.

“Organet kompetente në Ukrainë po shqyrtojnë aktualisht mundësinë që t’i drejtohen organeve kompetente të Serbisë me një kërkesë për ndihmë juridike lidhur me sigurimin e informacioneve të nevojshme dhe një kopje të dokumenteve”, thuhet ndër tjera nga gjykata serbe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori