LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë se po përdor centralin bërthamor në Ukrainë si “mburojë”

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë se po përdor centralin bërthamor në Ukrainë si “mburojë”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara “janë thellë të brengosura”, që trupat ruse janë të stacionuara në centralin më të madh bërthamor në Ukrainë.

Forcat ukrainase në anën tjetër nuk po mund të shkrepin plumba mbi ushtrinë ruse në Zaporizhzhia, pasi ekziston frika e madhe se mund të vie deri te ndonjë incident i tmerrshëm bërthamor, transmeton Telegrafi.


“Natyrisht se ukrainasit nuk mund të shkrepim plumba, pasi do të mund të vinte deri te një incident i tmerrshëm bërthamor”, tha Blinken në Neë York.

Ai theksoi se veprimet ruse për të përdorur centralin bërthamor si “mburojë”, është e tmerrshme. Në anën tjetër Rusia akuzohet për lansim raketash në afërsi të centralit bërthamor gjatë marsit, pavarësisht se ukrainasit kishin arritur të shmangin incidentin.

Petangoni njofton për pakon e radhës të asistencës ushtarake për Ukrainën, që kap vlerën e 500 milionë dollarëve
Lexo po ashtu Petangoni njofton për pakon e radhës të asistencës ushtarake për Ukrainën, që kap vlerën e 500 milionë dollarëve

E zëvendësministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Mykola Tochytskyi, ka bërë të ditur se “duhen veprime të fuqishme të përbashkëta që të parandalohet katastrofa bërthamore”.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta mbyllin hapësirën ajrore mbi centralin bërthamor në Ukrainë – duke përdorur sisteme moderne kundërajrore.

Megjithatë vendet perëndimore janë skeptike lidhur me këtë kërkesë – pra imponimin e zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, nga frika se mund të përfshihet në kontakt të drejtpërdrejt me trupat ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Kalo në kategori