LAJMI I FUNDIT:

Maluma dhe partnerja e tij Susana Gomez fotografohen në jahtin luksoz gjatë pushimeve në Spanjë

Maluma dhe partnerja e tij Susana Gomez fotografohen në jahtin luksoz gjatë pushimeve në Spanjë

Këngëtari latin me famë botërore krahas karrierës është mjaft i përfolur edhe jetën e tij private.

Prej muajsh, ylli kolumbian është parë disa here në shoqëri të Susana Gomez, që ka bërë të aludohet një lidhje dashurie mes tyre.


Dhe këta zëra duket se tashmë janë konfirmuar pasi dyshja janë parë sërish bashkë teksa po shijojnë pushimet.

Këngëtari 28-vjeçar dhe Gomez u hodhën në kuvertën e një jahti pasi shkuan për të notuar në det të enjten pasdite (28 korrik) në Formentera të Spanjës.

Në fotot e çiftit, Maluma tregoi tatuazhet e tij pa këmishë dhe një kostum banje me vija shumëngjyrëshe, ndërsa Susana tregoi linjat në një palë bikini me ngjyrë të zezë.

Pas notit, çifti shkrepën disa foto të njëri-tjetrit teksa ishin ulur në jaht dhe shijonin ditë me diell.

Maluma dhe Susana megjithatë mundohen ta mbajnë sa më shumë larg vëmendjes lidhjen e tyre.

Një nga herët e fundit që ata janë fotografuar së bashku ka qenë në janar 2022 teksa ishin me pushime në Greqi.

Kush është Susana Gomez, e dashura e përfolur e Malumas?
Lexo po ashtu Kush është Susana Gomez, e dashura e përfolur e Malumas?

Në anën tjetër, krijuesi i hitit “Hawai” sapo ka përfunduar turneun evropian “Papi Juancho”.

“Faleminderit pafund njerëzit e im, ne vazhdojmë të shkruajmë histori dhe mbi të gjitha duke ëndërruar për atë që do të vijë, ky është vetëm fillimi”, ka shkruar Maluma në një postim falënderues pas përfundimit të turneut. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici?

Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici?

Magazina
A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”

A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor

Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë

Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë

Magazina
Kalo në kategori