Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2022, Kosova hyn në grupin e dytë të vlerësimit për mbi 190 vende të botës. Aty thuhet se Qeveria organizoi një fushatë të fuqishme ndërgjegjësimi dhe organet bashkërenduese mblodhën dhe përgatitën raporte tremujore.
Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha thelbësore. Po ashtu gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime të buta për trafikantët dhe qeveria nuk miratoi Strategjinë Kombëtare Antitrafik dhe Planin e Veprimit 2020-2024
“Katër euro, pesë euro” është shuma që një gjashtë vjeçare e komunitetit rom thotë se ka mbledhur sot. Tash kur është piku i vapës ajo kërkon lëmoshë rrugëve të Prishtinës, ndërkaq nga Fushë Kosova në Prishtinë ajo tregon se e kanë sjell prindërit.
“Me autobusë. E ku është mami jot? Nuk e di. E mami a lypë bashkë me ty pare a veç të bjen ty deri këtu? Vjen deri këtu. E tani Mami shkon në shpi a? Po”, ky është diskutimi me të me pyetje e përgjigje të shkurta.
Megjithëse disa herë i shmanget përgjigjes, gjashtë vjeçarja e komunitetit rom flet edhe për babanë. Ajo tregon se edhe babai i saj kërkon para nëpër qytet. Lëmoshë me të kërkojnë edhe fëmijë me prejardhje nga Shqipëria, veçse këta të fundit sipas saj punojnë për dikë.
“Shefi ju blen me hangër. Këta punojnë për dikanë apo? PO. A jau merr paret? PO. Kush osht shefi i tyne, kush i bjen ata këtu? SHEFI. Prej Shqipnisë apo? PO”, vazhon diskutimi me të.
Edhe Turkien Alija nga Fushë-Kosova tregon që vazhdimisht takohen me lëmoshë-kërkues nga shtetet fqinje.
“Këta vijnë nga Shqipëria, po këta duhet me shku në vendin e tyre jo me ardhë këtu në Kosovë. Këta vijnë lypin këtu në të nëntin ose në të dhjetin muaj shkojnë përsëri. Këtë sezon kur kanë ardhë të jashtit lypin e pastaj dimrit kthehen në vendin e vet”, tregon Alija.
Ai shpjegon se bashkë më nënën e tij lëmoshë kërkojnë shumë fëmijë nga Kosova e Shqipëria. Ky realitet nga qendra e Prishtinës përputhet me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2022.
Aty thuhet se fëmijë nga Kosova, Shqipëria dhe vendet fqinje janë të detyruar të kërkojnë lëmoshë. E komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian janë të prekur nga kjo veprimtari pa përjashtuar edhe trafikimin seksual.
Për vitin 2022 sipas raportit janë identifikuar 22 viktima, 19 ishin viktima të trafikimit seksual dhe tre të lypës të detyruar. Ndër ta 16 ishin vajza, katër gra dhe dy djem. Raporti thekson se policia, prokuroritë dhe gjykatat përdorin metoda të ndryshme për numërimin e rasteve të përndjekjeve, prandaj ka statistika të paqëndrueshme. Kjo sipas juristit Labinot Leposhtica ka ndodhur për shkak të cilësimeve të ndryshme të veprave nga Gjykatat, Policia dhe Prokuroria.
“Konstatohet se shumë raste të tilla ku qartazi kemi të bëjmë me viktima të trafikimit nuk konsiderohen dhe nuk ndiqen sipas nenit të paraparë të kodit penal. Mirëpo thjeshtë konsiderohen si trajtim neglizhues i prindërve ndaj fëmijëve të tyre”, shprehet ai.
Prandaj sipas tij Gjykatat të shqiptojnë dënime të ulëta, gjë që thuhet edhe në raport. E sa i përket rasteve për prostitucion Leposhtica thotë se mungojnë dënimet meritore e po ashtu edhe hetimet e duhura.
“Mungon tërësisht një hetim financiar ndaj atyre që qëndrojnë prapa organizimi të kësaj dukurie, sepse konsiderojë që ato para që gjenerohen përmes këtij aktiviteti kriminal në barrë të shfrytëzimit të këtyre viktimave pastaj duhet të shpëlahen në kategori tjera biznesore”, deklaron për RTV Dukagjinin Leposhtica.
E në raportin për të cilin po flet jepet vërejtje se Qeveria nuk miratoi Strategjinë Kombëtare Antitrafik dhe Planin e Veprimit 2020-2024. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë